Kontesti Bullgari – RMV | Radev: Nuk kemi nevojë për ndërmjetësues

    Ne nuk kemi nevojë për ndërmjetësues, askush nga ne nuk e njeh më mirë historinë tonë. Zgjidhja e problemeve varet nga ne, nga dialogu konstruktiv mbi dokumentet historike dhe burimet mbi të cilat do të punojë komisioni i përbashkët, deklaroi presidenti bullgar Rumen Radev sot në Romë në lidhje me propozimin që historianët evropianë të bashkohen në Komisionin historik bullgaro maqedonas, përcjell Nistori.

    Radev theksoi ndër të tjerat se komisioni do të merret me historinë, por më e rëndësishme është që ne të nivelit të lartë politik t’i ndërmarrim hapat e nevojshëm. Këto hapa nuk kalojnë nëpër metropolet tjera europiane dhe nga atje në asnjë rast nuk bëhet trysnu ndaj Bullgarisë. Vetëm me Sofjen zgjidhen problemet. /AIM/Nistori/

    Lajmi Paraprak

    U dënua me 32 vite burg – drejtësia më në fund triumfon

    Lajmi i rradhës

    NUK PAGUAJMË PËR KRIZËN TUAJ!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë