Mendimi i Berlinit zyrtar që mekanizmi i “vetos” të tërhiqet si mjet vendimmarrës në Bashkimin Evropian juridikisht është shumë e vështirë dhe kërkon angazhim të madh thotë ish ambasadori Nano Ruzhin.
Sipas tij, në të gjitha marrëveshjet e BE-së nga ai i Romës e deri i Lisbonës, superancionalja a nuk është theksuar shumë, dhe mekanizmi “veto” ka respketuar sovranitetin e të gjitha shteteve anëtare.
Por nëse BE dëshiron të bëjë ndryshime ligjore mund ta bëjë përmes dy mënyrave legale, thotë Ruzhin.
“Ekzistojnë dy binarë për realizimin e konsensusit për çështje të caktuara. Njëra është juridike që është më afatgjate dhe kërkon më shumë energji nga BE, por edhe kjo ka kushtëzim:nëse nuk doni, nuk mund të merrni mjete finansiare. E dyta është plitike që nënkupton bindje, presion, sepse poqese çështja e moszgjerimit të BE-së me Ballkanit Perëndimor theksohet të shkaktojë krizë të madhe, atëherë edhe me mjete politike mund zgjidhet” – tha ish ambasadori Nano Ruzhin.
Në drejtim të zgjidhjes së çështjes maqedono –bullgare, Ruzhin thotë se zgjidhja në këtë rast mund të vijë edhe nga presioni diplomatik i liderëve më të fuqishëm të vendeve të BE-së.
“Nëse mendoni për çështjen tonë me Bullgarinë mendoj se vendet e ashtuquajtura “ Evropa e Re”, vendet e reja më të vogla të BE-së që maten shumë për korrupsion dhe krim të organizuar, si Bullagria dhe Rumania, ekziston fuqi politike në Bruksel, para se gjithash, liderët e fuqishëm si Makron dhe Merkel, me ndikimin e tyre, problemi mes RMV-së dhe Bullgarisë mund të tejkalohet” – thotë Ruzhin.
Ruzhin sqaron se Bashkimi Evropian në baza politike disa herë ka shfrytëzuar edhe elementin kushtëzues në këmbim, siç ndodhi tani më freskët me Hungarinë dhe Poloninë, të cilave ju janë ndarë mjete finansiare për çështje të caktura me kusht të respketimit të të drejtave të njerut dhe lirisë së mediave në shtetet e tyre.