Fatmir Izairi për Nistori: Do të rikandidoj në Komunën e Zhelinës

    Ish-kryetari i Komunës së Zhelinës, Fatmir Izairi për Nistori e ka konfirmuar se do të kandidojë përsëri për kryetar në Komunën e Zhelinës.

    “Po, është e vërtetë se do të kandidoj përsëri për kryetar komune. Sot u mor vendimi. Do të kandidoj përsëri si kandidat i Bashkimit Demokratik për Integrim”, deklaron Izairi.

    Përndryshe, Izairi menaxhoi Komunën e Zhelinës dy mandate, ndërsa në zgjedhjet e fundit komunale humbi me diferencë të ngushtë votash ndaj kryetarit aktual, Blerim Sejdiu. /Nistori/

    Postimi në Facebook:

    “Sot u dakorduam me propozimin e kryetarit Ahmeti, për të qenë pjesë e garës në zgjedhjet lokale për kryetar të Komunës së Zhelinës nga radhët e BDI-së. Ky propozim sigurisht duhet të aprovohet në degë dhe këshillin e përgjithshëm! Na priftë e mbara!”, ka shkruar Izairi.

    Lajmi Paraprak

    Greqia, protestë për bluzat e ekipit | Stema e Maqedonisë së Veriut shkakton reagime

    Lajmi i rradhës

    Kontesti Bullgari – RMV | Ruzhin: Vetëm liderët e fuqishëm të BE-së mund ta tejkalojnë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë