Presidenti kroat në vizitën e parë zyrtare në vend gjatë mandatit të presidentes Gordana Siljanovska Davkova, u prit me nderime të larta shtetërore. Presidentja tha se pranoi këshilla nga Kroacia rreth anëtarësimit në BE. Ajo, referuar kontestit me Bullgarinë, nuk shpreson në zgjidhje të menjëhershme.
“Ne jemi shumë përpara në harmonizimin me legjislaturën evropiane. Problemet tona janë të një natyre tjetër, ato, edhe pse është shumë e çuditshme, lidhen me historinë, me perceptimin e kulturës, madhe edhe me gjuhën, gjëra për të cilat nuk bisedohet dhe nuk negociohet. Veto-ja mendoj se do të shkaktojë edhe probleme të tjera, ne nuk do të mbetemi rast i vetmuar. Në njëfarë mënyrë duhet, në kuadër të asaj që është kriter i Kopenhagës, ta gjejmë vendin. Të them se shpresoj që nesër do të gjejmë mirëkuptim, gaboj. Po, mirëkuptim nga Kroacia, po, mirëkuptim nga Sllovenia, por mendoj se raportet ndërfqinjësore janë të rëndësishme dhe do të hapërojmë edhe në atë aspekt”, tha Gordana Siljanovska Davkova, Presidente.
Kroacia mbështet integrimin e vendit, por Shkupi nuk duhet të pranojë imponime, tha presidenti kroat Zoran Millanoviq.
“Me siguri pranoni shumë këshilla nga të gjitha anët, nga fqinjët, nga ndërkombëtarët, nga Komisioni Evropian. Nuk janë të gjitha këshillat të mençura dhe vyeshme për ju. Punoni si dini ju. Ju jeni ata që do të vendosni çfarë është më e mira për ju. Mos u bëni viktima të detyrimit ose imponimit kur bëhet fjalë për anëtarësimin në BE. Nuk mendoj të polemizoj rreth kësaj teme, nuk e kam fjalën për Bullgarinë. Ata kanë idenë e tyre se si duhet të duket kjo. Është e qartë se duhet konsensus. Është e qartë se deri sa deri sa dikush është kundër vendi s’mundet të shkojë përpara. Pyetja e vetme tani është nëse për ju dhe për qytetarët tuaj, kjo është gjëja më e rëndësishme në botë”, u shpreh Zoran Millanoviq, President i Kroacisë.
Millanoviq në Shkup kishte drekë pune edhe me kryeministrin dhe kabinetin qeveritar.
Ndërkohë në Shkup brenda muajit do të vinë në vizitë Kreu i Këshillit të BE-së Antonio Koshta dhe komisionerja për zgjerim Marta Kos. /Alsat/