Buçkovski: Duhet ta parandalojmë nacionalizmin në Ballkanin Perëndimor

    Sipas kryenegociatorit në emër të qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Vllado Buçkovski, mesazhet e Sofjes dhe Kiril Petkovit që do të formojnë qeverinë po krijojnë optimizëm në Shkup, përcjell Nistori.

    Ai thotë se Maqedonia nuk ka pretendime territoriale ndaj Bullgarisë dhe se kjo do të shprehet me notë diplomatike, ndërsa Shkupi nuk ka ndërmend të ndërhyjë në punët e brendshme të Sofjes. Buçkovski tha gjithashtu se për gjashtë vjet do të ketë një tren midis dy kryeqyteteve, duke shtuar se Maqedonia do të marrë 200 milionë euro për ndërtimin e pjesës deri në kufirin me Bullgarinë.

    “Nacionalizmi po lulëzon në Ballkanin Perëndimor dhe ne duhet ta parandalojmë këtë,” – tha Buçkovski.

    Ai thotë se kjo mosmarrëveshje nuk është më vetëm dypalëshe, por edhe rajonale, sepse përfshihet edhe Shqipëria. Maqedonia mund të nisë negociatat me BE-në vetëm nëse Bullgaria heq veton e saj. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Nga viti 2022 pritet të rritet paga minimale në 18 mijë denarë në RMV

    Lajmi i rradhës

    Papa Françesku dhe zmbrapsja e demokracisë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë