KONTESTI RMV – BULLGARI / Le të flasim më shumë për ekonominë sesa për interpretime të historisë

    Foto: BGNES

    Dhënia e “Dritës së gjelbër” për bisedimet e anëtarësimit menjëherë, pa diskutim, vetëm sa do të forcojë nacionalistët në të dy kampet. Kështu deklaroi në një intervistë për Spiegel, përcjell Nistori, bashkëkryetari i koalicionit “Ndryshimi vazhdon”, Kiril Petkov, i cili fitoi zgjedhjet parlamentare në Bullgari.

    Për çështjen ndërmjet Shkupit dhe Sofjes, ai tha se duhet të krijohen grupe punuese dhe të lihen të negociojnë për gjashtë muaj, në mënyrë që gjërat të mos vendosin vetëm nacionalistët.

    “Pse nuk ka fluturime dhe trena midis Sofjes dhe Shkupit? Le të flasim më shumë për ekonominë sesa për interpretime të ndryshme të historisë së përbashkët. Ose për tekstet shkollore në Maqedoninë e Veriut në të cilat thuhet se bullgarët janë fashistë”, tha Petkov.

    Profesori Angel Dimitrov, bashkëkryetar i komisionit të përbashkët historik midis Bullgarisë dhe Maqedonisë, për BNT tha se Maqedonia nuk është gati të nisë negociatat me BE-në. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Rrahet nxënësi nga arsimtari, i shurdhon veshin | “I kam marrë leje me shku me falë xhumanë edhe nuk m’ka lëshu” (Video)

    Lajmi i rradhës

    Super gol i Toni Kroos-it nga largësia (Video)

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë