Rrahet nxënësi nga arsimtari, i shurdhon veshin | “I kam marrë leje me shku me falë xhumanë edhe nuk m’ka lëshu” (Video)

    Përgatiti Sumeja H. Jakupi

    Këto sheja të dhunës i ka nga dora e arsimtarit, ky i fundit e rrahu nxënësin Mentor Leku të hënën në orën e Matematikës që po zhvillohej në një paralele të klasës së gjashtë të shkollës fillore Migjeni në Baicë të Drenasit. 13 vjecari tregon arsyen se pse e goti arsimtari Izet Demiqi, përcjell Nistori.

    “Ditën e premte i kum marrë leje me shku me falë xhumanë edhe nuk mka lëshu dhe ditën e hënë, dje m’coj e m’pyeti e tani ma qiti dysh, unë dashta me shku te drejtori aj mkapi për krahu edhe tha rri në klasë, tani ma kishte qit dysh edhe njish tani edhe vërejtje në ditarë e tani edhe më ka rreh.” – thotë nxënësi. (citim në dialektin autentik)

    Ai u dërgua në spital menjëherë pas incidentit meqë lëndimet që morri nuk ishin të lehta.

    “Kam shku, e kena një ambulantë afër shkollës e shkova, e më tha mjeku tpaska rreh shume duhet me qit do lecka se të ëjten faqet”.

    Ngjarjen e përjetoj rëndë edhe nëna e nxënësit e cila kishte rritur fëmijët në mungesë të bashkëshortit, i cili kishte vdekur më herët.

    “I kum rrit me copa të lypme si thojnë, me ndihma por qysh e kum pa, me myt krejt e qaq”.

    Edhe hetuesit e policisë dolën në shkollë të martën, ndërsa arsimtari nuk kishte të drejtë të fliste para kamerave pasi ai është nën hetime. Drejtori i shkollës Safil Halilaj tashmë ka nisur lëndën edhe në ministrinë e arsimit për të marr vendim për arsimtarin, ndërsa rasti është në procedurë, e cfardo vendimi të merret nga organet shtetërore nuk do ta kënaqë Mentorin i cili tha se nuk ja falë kurrë duke bërë me dorë tek fytyra e tij e mavijosur dhe me shenja. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    E akuzoi Zaevin se i ka ofruar para deputetes | Taravari: Nëse do të kisha dëshmi, do të kisha shkuar në prokurori

    Lajmi i rradhës

    KONTESTI RMV – BULLGARI / Le të flasim më shumë për ekonominë sesa për interpretime të historisë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë