Kontesti RMV – Bullgari, Llukarevska: Ta ruajmë identitetin dhe të mos i anashkalojmë vlerat europiane

    Nënkryetarja e LSDM-së, Sanja Llukarevska në emisionin “Magazina Ekonomike” lidhur me kontestin me Bullgarinë tha se në krye të agjendës së kryesisë së re të LSDM-së do jetë zgjidhja e kontestit me Bullgarinë. Siç tha ajo, partia do të angazhohet për agjendën evropiane dhe do t’i respektojë linjat e kuqe të miratuara në Kuvend.

    “Ajo që e përforcuam si pozitën tonë  e zbatuam në Kuvend ku bashkë të gjitha partitë politike u pajtuan se kemi disa  vija të kuqe që nuk guxojmë t’i tejkalojmë. Por, patjetër duhet të mbajmë llogari se vlerat evropiane dhe mbrojtja e identitetit tonë janë gjërat që paraqesin bazë për qëndrimin tonë përballë Bullgarisë. Nuk e kemi të rëndësishme sa ditë do kalojnë nga një këshill ministrash në tjetrin, por ta gjejmë zgjidhjen. Vendosëm linja të kuqe dhe për këtë u pajtuan të gjitha partitë politike- ta ruajmë identitetin dhe të mos i anashkalojmë vlerat europiane”, tha Llukarevska.

    Lajmi Paraprak

    RMV-ja e mbyll vitin si “dështake” në luftën kundër korrupsionit

    Lajmi i rradhës

    Rritje e vogël e numrit të nxënësve shqiptarë, bie i atyre maqedonas

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë