KONTESTI RMV-BULLGARI | Osmani: Nëse ka vullnet politik, kontesti mund të zgjidhet nesër

    Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë s1% Veriut, Bujar Osmani në “ClickPlus” tha se kanë ngelur edhe pak ditë nga presidenca franceze në BE dhe koha nuk pret për një marrëveshje definitive me Bullgarinë, por nëse ka vullnet të fortë politik nga të dyja anët, kjo zgjidhje mund të arrihet edhe nesër.

    “Deri më 30 qershor është presidenca franceze. Deri më datën 30 do të bëjmë përpjekje maksimale. Nuk është asgjë e rastësishme edhe ajo që po ndodh në Bullgari. Mund të ketë edhe diçka në prapavijë. Në esencë mendoj se ka një dorë të zgjatur që do të prishi punë, por ne duhet të punojmë dyfish për të rregulluar kohë. Nuk kemi një “Po” definitive nga asnjëra palë, por nëse ka vullnet politik mund të gjejmë zgjidhje.” – deklaroi Osmani.  

    Shqipëri ka mundur të shkëputet prej kohësh nga Maqedonia për integrimet, por nuk e ka bërë

    Osmani tha se Shqipëra ka mundur të shkëputet prej kohësh nga Maqedonia për fillimin e integrimeve, por nuk e ka kërkuar asnjëherë, përkundrazi ka thënë se ne e kemi filluar bashkë këtë rrugëtim dhe bashkë do e çojmë përpara.

    “Ne nuk guxojmë që të kemi vërejtje ndaj politikës parimore të Shqipërisë ndaj nesh. Ata kanë mundur që në fillim të kenë shkëputje, por asnjëherë nuk e kanë kërkuar shkëputjen duke deklaruar haptazi se ne do presim Maqedoninë e Veriut sepse këtë rrugë e kemi nisur bashkë. Rama në samit ishte shumë më i drejtpërdrejt dhe ne i shprehëm mirënjohje pasi e ngriti këtë problem në një nivel shumë më të lartë.” – shtoi Osmani.

    VMRO-ja duhet të dalë nga paragjykimet, jemi në një realitet të ri

    “VMRO-ja duhet të dalë nga paragjykimet etnike. Për momentin është një kalkulim politik sesi të mos përsëritet 2016. Mendoj se kemi arritur një stad të ri të raporteve ndëretnik dhe VMRO-ja duhet ta kuptojë këtë. Vendimet i marrim bashkë, nuk mendoj se janë ende të përgatitur për të pranuar këtë realitet të ri. Thirrja më jepni 61 deputetë, që mos kemi nevojë për shqiptarët dhe të kthehemi në kohët e vjetra.” – deklaroi Osmani.

    Osmani: “E Majta” është instrument rus, nesër mund të bëhen pjesë e ndonjë qeverie

    Ministri Osmani tha se partitë ekstremiste po rriten ndjeshëm në botë dhe se një të tillë e kemi edhe ne në Maqedoni, “E Majta”. Ai tha se kjo parti është kryekëput një strument rus në vendin tonë dhe se nesër nëse futet në ndonjë qeveri mund të jetë problem serioz për vendin.

    “Kemi parti formale në Kuvend që punojnë kundër integrimeve. Për herë të parë kemi një parti që është në rritje të dukshme “E Majta”, është një instrument rus i hapur. Ishin të vetmit që takuan ambasadorin rus pas luftës ku më 9 maj shkuan për të festuar fundin e luftës së dytë botërore.  Hyrja e tyre ishte thyerja e pragut dhe është një problem serioz nëse ata arrijnë të bëhen pjesë e një qeverie”- deklaroi Osmani.

    Inkurajojmë përpjekjet e Turqisë për të ulur në tavolinë Rusinë dhe Ukrainën

    Osmani foli edhe për luftën në Ukrainë. Pas vizitës në Stamboll tha se vlerëson përpjekjen e Turqisë për të ulur palët në tavolinë mes Rusisë dhe Stambollit. Ai tha se po bëhen përpjekje maksimale nga Stambolli për të pasur një takim tjetër pas atij të një muaji më parë.

    “Inkurajojmë përpjekjet e Stambollit për të ulur palët në tavolinë mes Ukrainës dhe Rusisë. Njëherë veçmë i kanë ulur palët në tavolinë, tani po bëjnë përpjekje të reja për t’i ulur sërish. Gjithmonë jemi për paqe dhe për të ndalur luftën dhe këto përpjekje të Stambollit janë gjithmonë të mirëseardhura” – deklaroi Osmani. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Viteve të fundit në Kosovë kanë vdekur nga mbidoza e drogës rreth 130 persona

    Lajmi i rradhës

    Henry Kissinger: Richard Nixon donte të shmangte një konflikt bërthamor me Bashkimin Sovjetik!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë