Kop: Qeveria dhe Kuvendi i RMV nuk janë plotësisht funksional dhe për hyrjen në BE

    E gjithë çështja e Kushtetutës nuk duhet të përdoret si justifikim për të mos zbatuar reformat. Reformat mund të ishin bërë më herët, por tani është koha e duhur. Skriningu ka filluar dhe ky proces nuk mund të ndërpritet më, theksoi ambasadori i Holandës në Shkup, Dirk Jan Kop.

    Problemi kryesor në vend, sipas ambasadorit holandez Kop, është se Qeveria dhe Kuvendi nuk janë plotësisht funksionalë dhe për hyrjen në BE kjo është jashtëzakonisht e nevojshme.

    Lidhur me ndryshimet kushtetuese në rrugën drejt BE-së, Kop në një intervistë për emisionin “Trilling” thotë se, sipas tij, logjika dhe arsyeja janë në anën e Maqedonisë së Veriut, por edhe se Maqedonia e Veriut dëshiron të hyjë në BE dhe duhet të plotësojë kriteret.

    “Maqedonia e Veriut pranoi që të ndryshoi Kushtetutën, si kusht për hapjen e fazës së dytë të konferencës ndërqeveritare. Për mendimin tim, kjo është vetëm relativisht e rëndësishme, sepse marrëdhëniet tuaja me Bullgarinë nuk do të përfundojnë këtu. Për sa kohë ju bëheni anëtar i BE-së dhe nuk uleni në të njëjtën tryezë, të gjitha shtetet anëtare mund t’ju vendosin të gjitha llojet e pengesave, siç e ka treguar historia”, tha Kopp.

    Lajmi Paraprak

    Për një muaj, asnjë ditë me ajër të pastër në RMV!

    Lajmi i rradhës

    SAShK: Projekt ligji për rroga është diskriminues dhe lë hapësirë Qeveria vetë të sjellë vlerësime dhe vendime

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë