“Korrupsioni dukuri e rrezikshme, po i han vendet e punës dhe ekonominë”

    Qeveria dhe MPB luftën kundër korrupsionit e kanë ngritur në nivelin më të lartë politik, fillon nga radhët e veta dhe kërkon që të gjithë së bashku ta luftojmë këtë fenomen, theksoi ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski në emisionin e mëngjesit të Televizionit Kombëtar, në lidhje me luftën kundër korrupsionit në nivel nacional por edhe institucional.

    “Korrupsioni i han vendet e punës dhe ekonomisë. Përgjegjësia duhet t’i kapë të gjithë, edhe ata të cilët kërkojnë mito edhe ata që japin mito. Vetëm të bashkuar mund të ndihmojmë në këtë luftë me korrupsionin”, potencoi Spasovski.

    MPB, nënvizoi ministri Spasovski, që në fillim filloi me zbatimin e procedurave dhe aktivitetve me qëllim ta forcojë kontrollin e brendshëm dhe mekanizma me qëllim të forcoj integritetit e zyrtarëve policorë.

    “Morëm disa mekanizma në pjesën e politikave të antikorrupsionit, si detyrim secili i punësuar në Policinë e Maqedonisë së Veriut të plotëson një listë anketuese për gjendjen e tij pasurore dhe për konfliktin e interesave”, sqaroi ministri Spasovski.

    Ai potencoi se përmes bashkëpunimit me programin e SHBA-së janë siguruar kamera për gjithë të punësuarit e policisë në pjesën e trafikut dhe në zonën e kalimeve kufitare si mekanizëm për reduktimin e ndikimeve të mundshme korruptive.

    Në të njëjtën kohë, Spasovski theksoi se një përqindje e madhe e qytetarëve guxojnë të denoncojnë korrupsionin, që do të thotë se besimi në polici po rritet, por në të njëjtën kohë po rritet edhe vetëdija e qytetarëve për refuzimin e korrupsionit.

    Ministri Spasovski apeloi tek qytetarët sa herë që ka ndonjë indikacion apo kërkesë për korrupsion që ta raportojnë menjëherë, sepse siç tha, korrupsioni është një nga dukuritë më të rrezikshme.

    Lajmi Paraprak

    Gjermani, pandemia ka nxitur digjitalizimin në turizëm

    Lajmi i rradhës

    Asambleja e Përgjithshme e OKB-së dënon aneksimin rus të katër rajoneve ukrainase

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë