Zëvendëskryeministri dhe njëherit ministër për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive në RMV, Ivan Stoilkoviq, në një qëndrim zyrtar e quajti Kosovën si “Kosova dhe Metohija”, emërim me të cilin i qaset Serbia Kosovës. Pavarësisht reagimeve në opinion dhe premtimit se teksti në profilin e tij do të përmirësohet ndërkohë që pranoi se është bërë një gabim, termi “Kosova dhe Metohija” vazhdon të qëndrojë në faqen e ministrisë, shkruan Nistori.
Pavarësisht zotimit të tij se teksti do të përshtatet me qëndrimin zyrtar të Republikës së Maqedonisë së Veriut ndaj Kosovës, duke shmangur reflektimin e qëndrimeve personale, Stoilkoviq më herët tha se si pjesëtar i bashkësisë serbe kurrë nuk do ta pranojë atë zgjidhje, por si obligim ligjor po.
Deklarata e ministrit Stoilkoviq nxiti debat brenda partive politike shqiptare në Republikën e Maqedonisë, por e njëjta nuk arriti deri në vesh të Qeverisë së Republikës së Kosovës. Për këtë nuk ka reaguar as edhe Kosova zyrtare. /Nistori/







