Kosova ngufatet | Çdo vit vdesin afërsisht 760 persona si pasojë e ndotjes së ajrit (Video)

    Në tokë, në ajër, në mal, në fshat apo në qytet, Kosova po ballafaqohet me ndotje të madhe, të bërë nga qytetarët e saj. Për dy muaj, Radio Evropa e Lirë ka filmuar disa lokacione në gjithë vendin, ku shihet shkatërrimi i natyrës. Hedhja e mbeturinave në rrugë, djegia e maleve, ndotja nga tymtarët e KEK-ut, lumenjtë e shndërruar në kanalizime, dhe rreziku nga materiale tjera toksike, tashmë janë përditshmëri në Kosovë. Njerëzit kanë filluar të jetojnë me to, përcjell Nistori.

    Vetëm 5KM larg kryeqytetit (Prishtinë) termocentralet Kosova A dhe Kosova B prodhojnë rreth 90% të energjisë së konsumuar në Kosovë. Sipas një raporti të Bankës Botërore në vitin 2019 këto dy fabrika janë disa nga ndotësit më të mëdhenj në Europë. Raporti thotë se çdo vit vdesin afërsisht 760 persona si pasojë e ndotjes së ajrit. Qindra miliona euro janë shpenzuar në meremetimin e këtyre hidrocentraleve, por situata ka ndryshuar pak sa i përket ndotjeve.

    Dhjetëra miliona euro shpenzohen në Prishtinë për ndërtimin e apartamenteve dhe shtëpive të reja. Komuna nuk ka arritur të ndërtojë ndonjë fabrikë për përpunimin e ujërave të zeza apo ndarjen e ujërave atmosferikë me ato të kanalizimeve. Kanalizmet në Kosovë rrjedhin afër vendbanimeve. Ajo që shihet nuk është asgjë me erën që kutërbon. Banorët nuk mund t’i hapin dritaret. Për më shumë shikoni reportazhin e REL-it. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Mungesë të kuadrit profesional në Maqedoninë e Veriut

    Lajmi i rradhës

    Qytetarët konsiderojnë luks përgatitjen e ushqimeve për sezonin dimëror, shkak rritja e çmimeve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë