Kosova sot voton kryetarët e 38 komunave

    Qytetarët e Kosovës sot do t’i drejtohen kutive të votimit për t’i zgjedhur përfaqësuesit e tyre lokal, asamblistët dhe kryetarët e 38 komunave.

    Qendrat e votimit hapen në ora 07:00 dhe mbyllen në ora 19:00, ndërkaq në këto zgjedhje janë 166 kandidatë për postin e kryetarëve të komunave, 152 meshkuj dhe 14 femra.

    Numri i kandidatëve për kuvende komunale është 5,198, prej tyre 3,261 meshkuj dhe 1,937 femra, raporton Telegrafi.

    Numri i përgjithshëm i kandidatëve të certifikuar është 5,364.

    Ndërkaq, lista përfundimtare e votuesve për Zgjedhjet Lokale 2021, e cila do të shpërndahet në vendvotime, në ditën e zgjedhjeve më 17 tetor, përmban 1 milion e 885 mijë e 448 emra të votuesve, apo 90 mijë e 586 votues më shumë në krahasim me zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës që u mbajtën më 14 shkurt 2021.

    Numri i qendrave të votimit në të gjithë Republikën e Kosovës është 883 me gjithsej 2 mijë e 477 vendvotime.

    Lajmi Paraprak

    Këto janë protokollet për parandalimin e përhapjes së virusit gjatë votimit

    Lajmi i rradhës

    Rezultatet e para nga zgjedhjet lokale KSHZ-ja duhet t’i kumtojë në afat prej 12 orëve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë