Kosovë, fillon protesta e PSD-së kundër shtrenjtimit të rrymës | “Me popull dhe rrymë nuk luhet se djegësh”

    Ka nisur grumbullimi i protestuesve për protestën e thirrur nga Partia Socialdemokrate e Kosovës, kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike.

    Në protestë po mbahen pankarta “Krejt rroga në rrymë”, “Krejt dhe shtrenjtë”, “Me popull dhe rrymë nuk luhet se djegësh”, ndërsa për sigurinë po kujdeset Policia e Kosovës.

    Në protestë po marrin pjesë kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, anëtarë të kësaj partie dhe qytetarë.

    PSD thekson se do të protestojnë që shfrytëzimi i qytetarëve të Kosovës për të ruajtur profitin e interesat e KEDS e KESCO-s të ndalohet.

    Kjo parti ka bërë të ditur se po protestojnë për këto arsye pasi:

    Rritja e çmimit të energjisë është e papërballueshme për shumicën dërmuese të qytetarëve. Krahasuar me pagën mesatare, ky çmim është ndër më të shtrenjtit në Evropë.

    Që prej privatizimit të distribucionit, KESCO ka fituar mbi 150 milionë euro. Në ditët e mira gjithë fitimi shkon për ta, kurse vështirësia më e vogël i faturohet qytetarëve me rritje të çmimit.

    Shuma e parave të ndara nga Qeveria për të mbuluar KESCO-n arrin deri në 120 milionë. Paratë e buxhetit janë paratë e qytetarëve.

    Fillon protesta e thirrur nga PSD kundër shtrenjtimit të rrymës | inFokus
    Lajmi Paraprak

    Ligji për gjuhët nuk gjen zbatim edhe në institucione të drejtuara nga kuadro shqiptarë

    Lajmi i rradhës

    Festim Halili: Mbështetjen e ideve cilësore dhe inovative do ta kemi prioritet

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë