Kosovë, gastronomët ankohen për dëme nga reduktimet e energjisë elektrike

    Foto Ilustruese

    Reduktimet e energjisë elektrike kanë shkaktuar pakënaqësi në gaztronomi, si pasojë e saj shumë gastronomë ankohen për këto dëme.

    Nga e hëna e 15 gushtit, qytetarët e Kosovës janë duke u përballur me reduktime të energjisë elektrike.

    Si pasojë e reduktimeve, bizneset po ballafaqohen me probleme me rrymën dhe po ashtu humbje të mëdha.

    Shpresa Berisha, pronare e një restoranti në Vushtrri tregon për dëmet që iu kanë shkaktuar si pasojë e reduktimeve të rrymës.

    Shpresa Berisha, pronare e restoratit në Vushtrri ka thënë: Veq në kuzhinë çka po kom dëme boll, sepse kur po kom rezervime po kom në dy sallat e reduktimet e rrymës kur po vijnë po vijnë bash në kohë kur po bjen terri në tokë. Po shtohet kapaciteti i rrymës te na se po vjen zerim i madh, ato lypin zerim shumë të madh , e gjeneratori nuk po e përballon ,nuk e di!”.

    Arian Vranica, përfaqësues i gastronomeve të Kosovës  tregon se shumica e lokaleve nuk kanë as gjeneratorë.

    “Prandaj, duke marrë parasysh edhe faktin që energjia elektrike është një gjë e domosdoshme për të operuar si biznes, atëherë shumica e bizneseve i referohen këtij fakti, shumica e bizneseve janë të papërgatitura për gjendjen e tillë të cilën po kalon, sepse ka një numër të madh të bizneseve nuk kanë gjeneratorë. Po ashtu, ka një numër të madh të tyre që edhe nëse kanë gjeneratorë, ato duhet t’i mbulojnë deri në një pikë, sepse shpenzojnë me kohë të mundshme”, ka thënë Vinca.

    Ai shtoi se për reduktimet po njoftohen përmes rrjeteve sociale, duke kritikuar KEDS-in për këtë.

    Porzëdhënësi i kësaj kompanie, Viktor Buzhala ka thënë se ata kanë një listë të bizneseve, të cilat i njoftojnë edhe individualisht për furnizim.

    “Ne e kemi një listë të bizneseve, një pjesë të konsiderueshme të cilave i kemi prioritare, i lajmërojmë edhe individualisht, mirëpo kur ka kufizime të vazhdueshme dhe kur as ne nuk e dimë cila do të jetë lista, atëherë e kemi të pamundshme. Mirëpo aplikacioni eKESCO i shërben secilit qytetarë që të njoftohet në kohën më të shkurtër të mundshme”, ka thënë Buzhala.

    Buzhala ka njoftuar se reduktimet me rrymë pritet të vazhdojnë së paku deri më 1 shator.

    Kjo sepse rikthimi nga remonti i njësisë B2 të Termocentralit Kosova B nuk mund të ndodh para datës 1 shtator, ndonëse paralajmërimet ishin që kjo të bëhej me 26 gusht, duke e përmirësuar edhe situatën me reduktime./RTV Dukagjini/

    Lajmi Paraprak

    Vuçiq skeptik se mund të arrihet marrëveshje me Kosovën

    Lajmi i rradhës

    Hungaria po e sheh si problem nacional, diplomohen më shumë vajza se sa djem

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë