Kosovë, kush dhe cilat komuna i fitoi?

    Shtrirja e partive politike nëpër 38 komunat e Kosovës është bërë e qartë pas mbajtjes së balotazhit për kryetarë në 18 komuna, më 9 nëntor.

    Në rundin e parë të zgjedhjeve, të mbajtur më 12 tetor, kryetarët i kanë zgjedhur 20 komuna.

    Bazuar në të dhënat preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) të 9 nëntorit, rezultatet janë kështu:

    • LDK: Prishtinë, Pejë, Dragash, Viti dhe Junik
    • LVV: Mitrovicë e Jugut, Fushë Kosovë, Gjilan dhe Obiliq
    • AAK: Gjakovë, Suharekë, Klinë dhe Rahovec
    • PDK: Prizren, Vushtrri dhe Kaçanik
    • LISTA SERBE: Kllokot
    • Partia turke KDTP: Mamushë

    Në rezultatet e KQZ-së nuk përfshihen votat me postë dhe ato të personave me nevoja të veçanta.

    Në rundin e parë – të 12 tetorit – rezultatet kanë qenë kështu:

    • LVV: Kamenicë, Podujevë dhe Shtime
    • PDK: Skënderaj, Ferizaj, Hani i Elezit
    • LDK: Istog dhe Lipjan
    • AAK: Deçan
    • LISTA SERBE: Leposaviq, Novobërdë, Shtërpcë, Zubin Potok, Zveçan, Graçanicë, Ranillug, Partesh dhe Mitrovicë e Veriut.
    • NISMA: Malishevë
    • Në Drenas ka fituar iniciativa e Ramiz Lladrovcit.

    Bazuar në këto rezultate, del që Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës i kanë fituar nga shtatë komuna, Partia Demokratike e Kosovës gjashtë komuna, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës pesë komuna, ndërsa Lista Serbe 10 sosh.

    Dalja në rundin e parë ishte mbi 40 për qind, ndërsa në rundin e dytë mbi 32 për qind.

    Të dyja proceset janë zhvilluar pa ndonjë incident të madh. /REL/

    Lajmi Paraprak

    Rreziku që vjen kur njeriu nuk mendon

    Lajmi i rradhës

    Robert Lewandowski shkruan histori te Barcelona, lë pas Neymarin me rekord të ri golash

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë