Bugajski: Anëtarësimi i Kosovës dhe i Bosnjë Hercegovinës në NATO është thelbësore për të penguar luftën

    Të dielën gjatë ditës është raportuar se aleati rus, Serbia, ka marrë një sistem të sofistikuar kundërajror kinez.

    E gjithë kjo mes shqetësimeve perëndimore se një grumbullim i armëve në Ballkan në kohën e luftës në Ukrainë mund të kërcënojë paqen e brishtë në rajon.

    Politolgu i njohur, Janusz Bugajski, përmes një reagimi në Twitter, e ka cilësuar presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, si i udhëzuar i Putinit për ta destabilizuar Ballkanin.

    Për këtë, ai thotë se zgjidhja më e mirë është antarësimi i shpejtë i Kosovës dhe BiH në NATO.

    “Vuçiq është udhëzuar nga mbrojtësi i tij Putin që të destabilizojë Ballkanin. Rruga e shpejtë drejt anëtarësimit në NATO për Bosnje-Hercegovinën dhe Kosovën është thelbësore për të penguar luftën”, shkroi Bugajski.

    Lidhur me vendimin e fundit të Serbisë, pati reagime edhe nga spektri politik kosovar.

    Kabineti i presidentes Vjosa Osmani dhe ish-ministri i Jashtëm, Enever Hoxhaj, e konsideruan të papranueshme blerjen e armëve të Serbisë nga Kina.

    Ndërkaq, duhet theksuar se në vitin 2020, zyrtarët e SHBA-së e paralajmëruan Beogradin kundër blerjes së sistemeve anti-ajrore HQ-22, versioni i eksportit i të cilit njihet si FK-3.

    Ata thanë se nëse Serbia vërtet dëshiron t’i bashkohet Bashkimit Evropian dhe aleancave të tjera perëndimore, ajo duhet të harmonizojë pajisjet e saj ushtarake me standardet perëndimore.

    Lajmi Paraprak

    “Malisheva”: Jemi të zhgënjyer me mospërkrahjen e Kosovës, do ta padisim shtetin

    Lajmi i rradhës

    A duhet t’i lëmë rrobat e lagura në rrobalarëse gjatë natës?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë