Dy shqiptarët e parë të Kosovës që do t’i bashkohen luftës së Ukrainës kundër Rusisë (Video)

    Dy shqiptarë të Kosovës kanë vendosur t’i bashkohen luftës së Ukrainës kundër Rusisë. Aliq Beluli dhe Ismet Shala janë dy qytetarët e parë të Kosovës që kanë deklaruar për Kanal10 shkuarjen në Ukrainë për të luftuar. Ata vijnë nga Komuna e Suharekës. Arsyet e shkuarjes në Ukrainë janë pamjet e tmerrshme që i shohin çdo ditë në Ukrainë dhe se Rusia është armik shekullor i shqiptarëve, përcjell Nistori.

    Aliq Beluli: Arsyet janë thjeshtë humane. Na kanë prek këto pamje. Një armik të përbashkët, këto janë. Ne po japim shembull.

    Ismet Shala: Siç dihet, si krejt shtetet e Bashkimit Europian e kanë përkrahë këtë luftë. Kem qejf me u solidarizu edhe na, meqenëse dihet arsyeja politike. Si ana e Rusisë – armik i përbashkët. Poashtu edhe Ukraina, ndoshta do të lëvizë, do të na përkrahë si shtet.

    Të pyetur nga gazetari nëse kanë përvojë ushtarake, ata u përgjigjën:

    Aliq Beluli: Kemi disa përvoja pak. Unë kam qëndruar gjatë luftës në Kosovë. Nuk kam marrë pjesë në luftë, por kam qëndruar aty gjatë luftës. Përvojën e shërbimit ushtarak të ish-Jugosllavisë e kam.

    Ismet Shala: Jo, nuk kam qenë ushtar i Jugosllavisë, por përvoja e luftës së Kosovës na ka njoftu të gjithve si të rinj, çfarë kushtesh. Siç po shihet, kjo gjende ka qenë edhe te ne.

    Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt. Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka cilësuar si “operacion special”. Perëndimi e ka dënuar ashpër pushtimin dhe ka vendosur një varg sanksionesh të rënda kundër Rusisë. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    PADIA E GJYQTARËVE NDAJ AKTIVISTËVE, PËRPJEKJE PËR TA HESHTUR KRITIKËN

    Lajmi i rradhës

    Rikthimi i krizës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë