Gucati e Haradinaj shpallen fajtor nga Specialja, dënohen me nga 4 vjet e gjysmë burg

    Gjykatësi Charles Smith, ka thënë se ZPS-ja e shpallë fajtor Hysni Gucatin për veprat penale për të cilat akuzohet.

    Gjatë leximit të vendimit Smith ka kërkuar nga Gucati që të ngritët në këmbë. ZPS e ka shpallur Gucatin të pafajshëm vetëm për një pikë të aktakuzës.

    Ai u dënua me 4 vjet gjysmë burgim duke llogaritur kohën e kaluar në paraburgim dhe një gjobë prej 100 eurove.

    Specialja e ka shpallur fajtor edhe Nasim Haradinajn për veprat penale të cilat akuzohet. Haradinaj është shpallur i pafajshëm për pikën 4 “hakmarrje”.

    Haradinaj gjithashtu është dënuar me 4 vjet e gjysmë burgim duke llogaritur kohën e kaluar në paraburgim si dhe me një gjobë prej 100 eurove.

    Pas leximit të vendimit, seanca ka përfunduar. /Telegrafi/

    Trupi gjykues i Gjykatës Speciale ka konstatuar se Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj kanë kryer veprën e zbulimit të informacioneve të mbrojtura me publikimin e dokumenteve të kësaj gjykate.

    Sipas trupit gjykues, vepra u krye duke ua ofruar gazetarëve dokumentet e duke inkurajuar dorëzimin e dokumenteve të ngjashme edhe më tej. Sipas tij, synimi i Gucatit e Haradinajt ka qenë zbulimi për informacion të mbrojtur.

    Trupi gjykues gjithashtu ka thënë se deklaratat e Gucatit dhe Haradinajt përbënin kërcënim të rëndë dhe veprime të dëmshme për cilindo person.

    Gjithashtu u tha se të akuzuarit tentuan të pengonin zyrtarët e ZPS-së në kryerjen e detyrave zyrtare.

    “Të akuzuarit gjithashtu deklaruan se dështimi i Dhomave të Specializuara është i qartë. Trupi gjykues konstaton se të akuzuarit kanë përmbushur formë të rëndë të veprës penale, duke penguar personat zyrtarë të ZPS-së”, u shpreh gjykatësi.

    Trupi gjykues ka konstatuar se Haradinaj dhe Gucati janë penalisht përgjegjës si bashkëkryerës për veprat penale në pikat 1,3, 5 dhe 6, si dhe përgjegjës për kryerës invidual për veprën penale të pikës 2./Telegrafi/

    —-

    Fillon seanca e Speciales – pritet shpallja e aktgjykimit për Gucatin dhe Haradinajn

    Në Hagë ka nisur seanca e Gjykatës Speciale, ku pritet të bëhet shpallja e aktgjykimit ndaj ish-udhëheqësve të OVL e UÇK-së, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj.

    Në sallën ku po mbahet seanca të pranishëm janë Gucati dhe Haradinaj.

    Trupi gjykues i kryesuar nga Charles L Smith II, më 4 maj caktoi 18 majin si datë të shpalljes së aktgjykimit ndaj Gucatit dhe Haradinajt.

    Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS), ka kërkuar që Hysni Gucati e Nasim Haradinaj të dënohen me nga 6 vite burgim dhe nga 100 euro gjobë.

    Hysni Gucati së bashku me Nasim Haradinaj, po akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës.

    “Akuzat e paraqitura në aktakuzën e konfirmuar mbështeten në dyshimin e bazuar mirë se së paku midis 7 dhe 25 shtatorit 2020, z. Gucati dhe z. Haradinaj zbuluan pa autorizim informacion të mbrojtur prej Ligjit të Dhomave të Specializuara, ndër të cilat të dhëna identifikuese të disa dëshmitarëve (të mundshëm), në tre konferenca shtypi dhe aktivitete të tjera të transmetuara, si edhe përmes shpërndarjes së mëtejshme ku përfshihen deklaratat në rrjetet sociale”, thuhej në njoftimin e Dhomave të Specializuara.

    Gucati dhe Haradinaj ngarkohen se kanë bërë komente nënçmuese kundër dëshmitarëve të mundshëm dhe në mënyrë të përsëritur shprehen synimin e tyre për të dëmtuar punën e Dhomave të Specializuara.

    Seancën mund ta ndiqni KËTU. /Telegrafi/

    Lajmi Paraprak

    Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Shkup

    Lajmi i rradhës

    Nuk ka termine për nxënësit e klasës së parë për kontrollë të syve, detyrohen të shkojnë me udhëzim urgjent

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë