Kurti për CNN: Kosova nuk është anëtare e NATO-s, por NATO-n e kemi këtu dhe nuk kemi frikë

    Kryeministri Albin Kurti, në një intervistë për CNN, ka thënë se presidenti rus Vladimir Putin, duhet të përballet me gjykatën për krime lufte në Ukrainë.

    “Këto krime të tmerrshme që të gjithë po i shohim në lindje të Ukrainës, padyshim se janë krime lufte, dhe se tani varet nga hetuesit për të dëshmuar për krime kundër njerëzimit dhe gjenocid. Besoj se Kremlini ka urdhëruar tërë makinerinë luftarake të jetë pjesë e këtyre krimeve kundër civilëve të pambrojtur. Vladimir Putin duhet të ballafaqohet me gjykatën ndërkombëtare”, tha kryeministri.

    Kurti deklaori se Ukraina ka nevojë për më shumë ndihmë, dhe Kosova e ka shprehur admirimin për lidershipin dhe Zelenskyn.

    Ai shtoi se Kosova nuk ka frikë, por normalisht ekziston një shqetësim.

    “Por ne jemi të vetëdijshëm që Kosova nuk është anëtare e NATO-s por NATO-n e kemi këtu”.

    Kreu qeveritar ritheksoi se intervenimi i NATO-s ndali gjenocidin serb dhe NATO është pjesë e historisë së Kosovës, andaj sa më shpejtë anëtarësimi do të jetë më mirë.

    “Më kujtohet kur bombardoi Jugosllavinë e Millosheviqit, ku forcat ushtarake dhe paramilitare kryen krimet dhe mbi 80 për qind u dëbuan nga shtëpi dhe vajzat dhe gratë u përdhunuan”, u shpreh ai, përcjell Telegrafi.

    Kurti tha se nuk beson se Rusia mund ta bllokojë Kosovën në NATO.

    Kurti deklaori se Ukraina ka nevojë për më shumë ndihmë, dhe Kosova e ka shprehur admirimin për lidershipin dhe Zelenskyn.

    Ai shtoi se Kosova nuk ka frikë, por normalisht ekziston një shqetësim.

    “Por ne jemi të vetëdijshëm që Kosova nuk është anëtare e NATO-s por NATO-n e kemi këtu”.

    Kreu qeveritar ritheksoi se intervenimi i NATO-s ndali gjenocidin serb dhe NATO është pjesë e historisë së Kosovës, andaj sa më shpejtë anëtarësimi do të jetë më mirë.

    “Më kujtohet kur bombardoi Jugosllavinë e Millosheviqit, ku forcat ushtarake dhe paramilitare kryen krimet dhe mbi 80 për qind u dëbuan nga shtëpi dhe vajzat dhe gratë u përdhunuan”, u shpreh ai.

    Kurti tha se nuk beson se Rusia mund ta bllokojë Kosovën në NATO.

    Kurti foli edhe për Gazpromin.

    Në 2008 kur u shpall pavarësia, tri javë para kësaj Gazpromi rus federata ruse aneksoi Aukazinë. Ministria ruse ka zyre të veçantë brenda zyrës serbe të mbrojtjes.   Ata mund ta zgjerojnë konfliktin për shkak të shteti Proxy – pra Serbisë dhe Bosnjës”, tha kryeministri.

    I pari i Qeverisë, shtoi se vendi ynë ka pasur luftë hibride, pasi thekson se qendra ruse ndodhet në Nish vetëm disa qindra kilometra larg Kosovës.

    “Por nuk jemi të frikësuar, për shkak të partnerëve tonë në NATO, ShBA, Britani, Francë e Gjermani”.

    Ndërkaq i pyetur se çfarë po bën Kosova për ta luftuar luftën hibride, Kurti tha se Kosova ka rritur  kapacitetet e ushtrisë.

    “Buxheti i mbrojtjes është rritur për 52 për qind, në të njëjtën kohë po rrisim kapacitet në polici edhe inteligjencë dhe po bashkëpunojmë me NATO-n”, deklaroi Kurti në CNN.

    Lajmi Paraprak

    “Edhe më tej kështu” nuk është e mundur në Hungari

    Lajmi i rradhës

    Thaçi: Deklarimi i qytetarëve si turq, është sponzorizim i Turqisë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë