Thaçi: Deklarimi i qytetarëve si turq, është sponzorizim i Turqisë

    Lideri i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, duke komentuar e rritjen e përqindjes së komunitetit turk në Maqedoninë e Veriut, tha se ky është rezultat i sponzorizimit të Turqisë.

    “Është rezultat i ndikimit të shteteve të huaja, më saktë i sponzorizim i Turqisë”, tha Thaçi.

    Valon Bela për rritjen e turqve: Kur thua “jas sum turqin”, kalon shumë më mirë sesa si shqiptar

    Duke folur për rritjen e numrit të turqve, Valon Bela tha se kjo ka ardhur pasi në vend më mirë kalon nëse deklarohesh si turk, sesa si shqiptar.

    “Pas luftës së 2001 t’i thuash vetes turk, kalon shumë më mirë në këtë shtet sesa shqiptar. Edhe pse lufta është bërë në 2001, i gjithë ai gjak u derdh. Pse turk, kur t’i thuash “jas sum turqin” – unë jam turk, kalon mirë dhe me shqiptarin edhe me maqedonasin”, tha Bela.

    Numri i shqiptarëve është rritur, por nuk është regjistruar

    Analisti Alber Musliu është shprehur i bindur se numri i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut është rritur, por nuk është regjistruar në regjistrimin e fundit.

    “Është fakt se numri i shqiptarëve është rritur, por ai nuk është regjistruar. Ne i shohim numrat, lindjet…”, tha Musliu.

    Lëvizja Besa në koalicion me PDSh-në?

    A mund të pritet një koalicion mes Lëvizjes Besa dhe PDSh-së?

    Kjo pyetje vjen pasi pjesëtari i Besës, Valon Bela i bëri thirrje Menduh Thaçit të bashkojnë forcat që të arrihet rrotacioni i pushtetit te shqiptarët.

    “Zotëri Thaçit i them t’i bashkojmë forcat dhe ta arrijmë atë rrotacion të pushtetit në mënyrë që edhe shqiptarët të nisin ciklin demokratik”, tha Bela. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Kurti për CNN: Kosova nuk është anëtare e NATO-s, por NATO-n e kemi këtu dhe nuk kemi frikë

    Lajmi i rradhës

    Sela: Gjuha shqipe është e barabartë me maqedonishten

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë