Kostoja e jetesës për muajin qershor në RMV është rritur për 3.2%

    Indeksi i kostos për jetesë dhe çmimet me pakicë, qershor 2024

    Nga Enti Shtetëror i Statistikave bëjnë të ditur se krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kostoja e jetesës për muajin qershor në Maqedoninë e Veriut është rritur për 3.2%.

    Inflacioni i matur nëpërmjet indeksit të kostos për jetesë në qershor 2024, krahasuar me majin e vitit 2024, është -0.3 %. Rënia e inflacionit në qershor të vitit 2024, krahasuar me majin 2024, është rezultat i rënies së kostos për jetesë në grupet e mëposhtme:

    transport për 4.2 %, komunikimet për 0.4 %, ushqimet dhe pije joalkoolike për 0.3 %.

    Në qershor 2024, krahasuar me muajin maj 2024, rritje e kostos së jetesës është vërejtur në grupet e mëposhtme: shëndetësi për 1.2 %, mallra dhe shërbime të ndryshme për 0.9 %, restorante dhe hotele për 0.7 %, rekreacion dhe kulturë për 0.5 % banesa, uji, energjia elektrike, gazi dhe lëndët djegëse të tjera për 0.3 %, mobiljet, mirëmbajtjet për shtëpi për 0.2 %, veshjet dhe këpucët për 0.1 %.

    Kostoja e jetesës në grupet: pijet alkoolike, duhani, narkotikët dhe arsimi mbeten në të njëjtin nivel si në muajin e kaluar. Indeksi i çmimeve me pakicë në qershor të vitit 2024 krahasuar me majin e vitit 2024 është 99.1.

    Indeksi i kostos për jetesë në qershor të vitit 2024, krahasuar me muajin qershor të vitit 2023, shënon rritje nga 3.2 %, ndërsa indeksi i çmimeve me pakicë shënon rritje nga 4.1 %.

    Lajmi Paraprak

    Ndryshimet në Kodin Penal parashohin dënime për shpërdorim të detyrës zyrtare

    Lajmi i rradhës

    Sefer Seferi zhvilloi ndeshjen e fundit në Zvicër: pas 17 vitesh jam krenar me atë që kam arritur

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë