Kovaçevski: Bekim Sali të tregojë nëse mund ta vazhdojë mandatin si ministër

    Ka ndërruar jetë pacienti që ishte në gjendjen më të rëndë me sëmundjen fibrozë cistike, Bllagojçe Ilievski. Lajmi është konfirmuar nga Shoqata për fibrozë cistike. Ndërkohë i pyetur për përgjegjësi rreth vdekjes së këtij pacienti, kryeministri Dimitar Kovaçevski, tha:

    “Sot në mëngjes kam biseduar me ministrin e Shëndetësisë dhe i kam thënë se kjo situatë është e papranueshme, kam biseduar edhe me drejtorinë Fondit Për Sigurim Shëndetësor, kam biseduar edhe me ministrin e Financave dhe ato ishin bisedimet e para që i kisha. I kam lutur, posaçërisht ministrin e Shëndetësisë që të mendoj dhe të më tregoj se a mund ta vazhdoj mandatin e tij. Unë vendimin tim për çështjet kadrovike do ta sjell pas asaj”, deklaroi Dimitar Kovaçevski, kryeministër.

    Nga ana tjetër nga Ministria e Shëndetësisë thonë se me kohë kanë raportuar dhe kërkuar ndihmë nga Qeveria për pacientët me fibrozë cistike.

    “Ministria e Shëndetësisë nuk do të ishte institucioni më përgjegjës për këtë rast, duke marrë parasysh se ne me kohë kemi raportuar dhe kemi kërkuar ndihmë nga Qeveria dhe Ministria e Financave”, kështu u përgjigj sot ministri Bekim Sali në pyetjen nëse ndjehet përgjegjës për vdekjen e Bllagojçe Ilievski, 45-vjeçari i sëmurë me fibrozë cistike, i cili gjithashtu kërkonte ilaçin Trikafta.

    Ndryshe tashmë i ndjeri Ilievski më herët në një intervistë kishte deklaruar se shpreson që do të jetë në mesin e tetë pacientëve të parë që do ta merr ilaçin kundër kësaj sëmundje të rrallë.

    “Integrimi i vendit në BE”, Kovaçevski: Ne nuk negociojmë me Bullgarinë, por me Bashkimin Europian

    Kovaçevski nuk komenton deklaratën e presidentit Bullgar Rumen Radev se Maqedonia e Veriut akoma nuk i ka filluar negociatat për anëtarësim në BE…dhe se nuk do të mund t’i filloj derisa pakica bullgare nuk futet në kushtetutë.

    “Sot kisha mbledhje me të gjithë ambasadorët e BE-së ku biseduam në detaje për atë që punuam në 2022 dhe ajo që na pret në 2023. Të gjitha raportet flasin se punët janë në drejtim të duhur… Të drejtat e bashkësive më të vogla, janë në nivelin më të lartë. Vlerësoj se kërkesa e cilitdo qoftë politikani në këtë pjesë për ne nuk paraqet kurrfarë problemi, sepse të drejtat e pakicave janë në nivel shumë më të lartë madje edhe nga disa vende të BE-së. Deklaratat nga Bullgaria nuk i komento sepse ata janë në fushatë zgjedhore. Ne nuk negociojmë me bullgarinë për anëtarësim në BE, por negociojmë me Bashkimin Evropian, veto nuk do të ketë sepse ne i kemi filluar bisedimet”, deklaroi Dimitar Kovaçevski, kryeministër.

    Ndërkohë gjatë ditës së sotme presidenti i Bullgarisë Rumen Radev para takimit të Këshillit të Evropës në Bruksel, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve për ngjarjet e fundit në marrëdhëniet mes Sofjes dhe Shkupit dhe nëse Bullgaria planifikon veto të re, tha:

    “Për momentin jemi në gjendje të vetos. Me zgjidhjen që arritëm me mund të madh ta fusim në kornizën negociuese, negociatat do të fillojnë madje pasi që bullgarët të hyjnë në kushtetutën e fqinjit tonë. Ata ende nuk janë futur dhe negociatat nuk kanë filluar. Ajo është gjendje e vetos”, deklaroi presidenti bullgar, Rumen Radev.

    Lajmi Paraprak

    Eksperti i “Llaskarcës” ende i sëmurë, edhe sot u shty seanca gjyqësore

    Lajmi i rradhës

    Zelensky në Bruksel kërkon më shumë armë për t’u mbrojur nga Rusia ‘anti-europiane’

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë