Kovaçevski: Detyra kryesore do të jetë që të sigurojmë energji elektrike

    Këto masa do të drejtohen deri tek kategoritë e rrezikuara në vend, siç ka qenë deri më tani, për këtë qytetarët me të ardhura të ulëta. Qytetarët që kanë më pak se të tjerët duhet të dinë se do të jenë të parët sa i përket masave, këtë e tha sot kryeministri Dimitar Kovaçevski në Tetovë në pyetjen nëse Qeveria tashmë ka definuar masat konkrete anti-krizë.

    “Tashmë janë ndarë 76 milionë euro siç shihni ka nisur dialogu me odat ekonomike rreth definimit të masave, mbi të gjitha për furnizim me energji elektrike. Gjithashtu janë marrë vendimet e para për të siguruar energji ngrohëse për Qytetin e Shkupit dhe energji elektrike në sasi të mjaftueshme për të gjithë qytetarët dhe kompanitë në vend”

    Kovçaevski tha se qysh në fillim të vitit ka paralajmëruar se ky dimër do të jetë një ndër më të vështirët që pas Luftës së Dytë Botërore, ndërkaq siguroi se ekzekutivi po punon pa ndërprerë për të siguruar lëndët e para për energjenca.

    “Detyra kryesore do të jetë që të sigurojmë energji elektrike dhe energjenca gjatë dimrit. Ju e dini se jemi shtet që 100 për qind furnizohet me gaz nga Rusia dhe do të duhet të sigurojmë furnizim të pandërprerë edhe përmes burimeve alternative. Për këtë ministrat e resorëve punojnë bashkë me shtetet fqinje rreth kësaj, nëse paraqitet mungesa e energjisë elektrike në kontitnentin evropian, gjithashtu jemi në bisedime me Komisionin Evropian për furnizim me energji elektrike. Kompanitë e sektorit elektro-energjetik tashmë punojnë në sigurimin e likuiditetit të nevojshëm dhe nevojën e lëndëve të para për furnizim të pandërprerë me energji elektrike”, deklaroi Kovaçevski. /tv21/

    Lajmi Paraprak

    Turistët ankohen për çmime të larta në Strugë dhe Ohër!

    Lajmi i rradhës

    Gazeta ‘Blick’ shkruan për Kosovën: Këto vende ia vlen të vizitohen

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë