“Kovaçevski dhe Grubi, shpenzojë paratë e qytetarëve për “ahengje””

    Lëvizja Besa akuzon pushtetin se vazhdon të shpenzojë paratë e qytetarëve për “ahengje”, ndërkohë që qytetarët zhyten në varfëri dhe braktisin vendin.

    Sipas tyre Qeveria e Dimitar Kovaçevskit dhe Artan Grubit do të shpenzojnë mbi 500 mijë euro për manifestimet shtetërore të cilat mund të organizohen për shumë më pak para dhe në mënyrë simbolike. Fakti që këto para do të menaxhohen vetëm nga dy produksione, të cilat vazhdimisht janë pjesë e tenderëve shtetërorë, ngjall dyshime për keqpërdorim të parave, thonë nga lëvizja Besa.

    Sipas tyre nëse vërtet BDI dhe LSDM nuk kanë nisur fushatën zgjedhore, atëherë le të anulojnë tenderët dhe le ti shënojnë në mënyrë sa më simbolike këto data, pa i varfëruar më shumë qytetarët dhe pa vjedhur edhe më shumë për vete.

    “Imagjinoni mbi 100 mijë euro do të shpenzohen për shënimin e Marrëveshjes së Ohrit, marrëveshje kjo e cila kurrë nuk u zbatua deri në fund, por vetëm u devalvua dhe u keqpërdor. Në vend që Marrëveshja e Ohrit të ishte përmbushur dhe të ishte zgjidhur statusi i ish-ushtarëve të UÇK-së, të hiqet 20% nga Kushtetuta për gjuhën shqipe, gjuha shqipe të gjente zbatim të plotë në institucione dhe shqiptarët të jenë të përfaqësuar denjësisht në institucione, kjo marrëveshje u keqpërdor nga BDI vetëm për pikë politike dhe për përfitime të atyre që janë në pushtet. Është turp të shënohet dështimi i Marrëveshjes së Ohrit”, tha Hasim Murtezani- Lëvizja Besa./ Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Qeveria shpenzon qindra mijëra euro të qytetarëve në manifestime

    Lajmi i rradhës

    “Lumturia” në Vardar është bërë shkrumb e hi, ende nuk dihen shkaqet e zjarrit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë