Qeveria shpenzon qindra mijëra euro të qytetarëve në manifestime

    Fotografia: Nistori

    Qeveria vazhdon të shpenzojë qindra mijëra euro para të qytetarëve edhe pse, siç thonë vet qytetarët varfëria për çdo ditë e më shumë rritet, ndërsa zgjidhje të vetme e shohin ikjen jashtë vendit.  Në analizat e bëra nga NDI Amerikan, të publikuar në Qershor të këtij vitit, shumica e qytetarëve në vend thonë se ndjehen të varfër dhe mbi 60% të të ardhurave familjare i shpenzojnë vetëm për ushqime, shkruan Alsat.

    Të pyetur se si e vlerësojnë standardin jetësor, nivelin e pagave dhe pensioneve, mbi 51% e qytetarëve vlerësojnë se janë të pakënaqur ndërsa vetëm 13.6% të kënaqur.

    Ndërsa në pyetjen se si e vlerësojnë ekonominë momentale në vendin tonë 48.8 për qind thonë se janë të pakënaqur.

    Mbi 28% të qytetarëve janë të pakënaqur me gjendjen financiare në familjet e tyre.

    Përqindje e lartë e qytetarëve thonë se shumicën e të ardhurave familjare i shpenzojnë për ushqime dhe atë 44%. Ndërsa mbi 52% e të anketuarve vetë deklarohen si të varfër, 44% si mesatar dhe 34% se qëndrojnë mirë.

    11.8% e qytetarëve thonë se me të ardhurat e tyre në 12 muajt e fundit shpesh kanë pasur problem me pagesën e faturave, ndërsa 35.8% ndonjëherë.

    Të pyetur se si do të bënin zgjidhje nëse të ardhurat familjare nuk do tu mjaftonin, mbi 8% e qytetarëve thonë se do të shpërnguleshin nga vendi, ndërsa numri më i madh i qytetarëve shqiptarë thonë se do të kërkojnë ndihmë nga familjarët e tyre në mërgim.

    Në anketën dhe analizën e bërë nga NDI, njëri nga rekomandimet është që shteti të bëjë “Stabilizimin e çmimeve, rritjen e pagave dhe kontrollet e marzhave përfituese duhet të jenë masat me prioritet në të cilat Qeveria duhet të fokusohet në të ardhmen.

    Edhe përkundër statistikave shqetësuese për gjendjen ekonomike dhe mirëqenien e qytetarëve, nga Qeveria për 5 manifestime shtetërore do të shpenzohen mbi rreth 600 mijë euro. Për të shënuar përvjetorin e Marrëveshjes së Ohrit, Ministria e Artan Grubit, sikur vitin e kaluar edhe këtë vit, i ka ndarë 100 mijë euro kompanisë “Arbëria Design” nga Tetova. Ndërsa produksioni “Skopje Studio Film” do të marrë 500 mijë euro nga Qeveria për organizimin e katër festave të mbetura për këtë vit. 350 mijë euro kushton vetëm organizimi i festave.

    2 gusht – Dita e Republikës, Ilindeni

    8 Shtatori – Dita e Pavarësisë

    11 Tetori – Dita e Kryengritjes Popullore dhe

    8 Dhjetori – Dita e Klimentit të Ohrit

    Si dhe 150 mijë Euro për një event i cili del në suaza të nismës “Ballkani i hapur. Edhe gjatë vitit të kaluar, Qeveria shpenzoi rreth 500 mijë euro, vetëm për pjesëmarrje në “Panairin e Verës” në Beograd, në suaza të “Ballkanit të Hapur”. Por raportet e detajuara për shpenzimet e këtyre 500 mijë eurove nuk ishin të qasshme për mediat./ Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Ekspertët: Dorëheqjet e kushtëzuara nuk njihen nga Kushtetuta, ligji dhe Rregullorja e Kuvendit

    Lajmi i rradhës

    “Kovaçevski dhe Grubi, shpenzojë paratë e qytetarëve për “ahengje””

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë