Kovaçevski: Diskursi i Bullgarisë ndaj RMV, për fat të keq i ngjashëm me atë të Rusisë ndaj Ukrainës

    Maqedonia e Veriut njihet ndërkombëtarisht si një shoqëri funksionale moderne multietnike ku respektohen të gjitha të drejtat. Të gjitha raportet e konfirmojnë këtë. Akuzat e shprehura në këtë Samit nga përfaqësuesi i bullgarisë janë krejtësisht të pabaza dhe vijnë nga një vend që nuk respekton gjykimet e GJEDNJ dhe standardet e Këshillit në fushën e të drejtave të njeriut.

    Këtë e theksoi kryeministri Dimitar Kovaçevski në debatin e përgjithshëm “Të bashkuar për Evropën” në Samitin e Këshillit të Evropës në Rejkjavík.

    “Diskursi i përdorur nga Bullgaria ndaj Maqedonisë së Veriut për fat të keq është shumë i ngjashëm me diskursin e përdorur nga Federata Ruse ndaj Ukrainës. Është e papranueshme që akuza të tilla të keqpërdoren për qëllime politike, veçanërisht në këtë periudhë vendimtare për të ardhmen e Evropës”, theksoi Kovaçevski.

    Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, siç theksoi kryeministri, meritojnë të ecin përpara së bashku, sepse kur fqinjët ecin përpara, edhe të tjerët ecin përpara.

    “Nuk duhet të lejojmë ndikim nga palët e treta, veçanërisht jo nga Rusia, dhe në zemër të Ballkanit, që është zemra e Evropës”, shtoi Kovaçevski.

    Lajmi Paraprak

    Rasti “Monstra”, kërkohet ndërrimi i gjykatësve

    Lajmi i rradhës

    Mexhiti: Gjendja në disa spitale të RMV është e mjerueshme, përballemi edhe me mungesën e mjekëve dhe infermierëve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë