Kovaçevski: Do të ketë drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve

    Kryeministri Dimitar Kovaçevski paralajmëron drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve, sepse siç u shpreh ai nuk është i kënaqur me punën e drejtorit në fjalë.

    “Ndërrimi nuk do të jetë në seancën e nesërme të Qeverisë, por do të jetë në njërën nga seancat e ardhshme të Qeverisë, sepse thash që procesi i seleksionimit ka filluar. Ndërkohë lidhur me drejtorin e burgut të Idrizovës, atje kemi drejtor të ri, prej para disa muajve, ndërrimi i drejtorit të mëhershëm u bë pas konsultave që kisha me disa institucione ndërkombëtare në pjesën e menaxhimit të sistemit të burgjeve dhe të institucioneve që financojnë përparimin e sistemit të burgjeve në shtet, dhe në bazë të atyre konsultave atëherë bëmë ndërrimin e drejtorit të burgut të Idrizovës. Tani në bazë të disa lëshimeve që janë konstatuar do të kemi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve”, deklaroi Dimitar Kovaçevski, kryeministër.

    Kovaçevski nuk komenton emërimin e Dimovskit për ambasador

    I pyetur për emërimin e Viktor Dimovskit për ambasador në Paris, ri-përsëriti qëndrimin e tij se ambasadorët nuk komentohen deri në momentin që të dërgohen në shtetin në të cilin janë emëruar për ambasador.

    “Ambasadorët nuk komentohen deri në momentin që të dërgohen në shtetin e huaj në të cilin janë emëruar”, tha u përgjigj shkurt Kovaçevski. 

    Lajmi Paraprak

    MBAMENDJA

    Lajmi i rradhës

    Përgjegjësia personale dhe peshku i qelbur nga koka

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë