Kovaçevski: e mbështes çdo zgjidhje që qytetarët të mund ta realizojë të drejtën e votës

    Kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, sot deklaroi se partia e mbështetë propozimin që qytetarët të cilët kanë dokumente personale me emrin e vjetër të shtetit, të mund të votojnë, përcjell Nistori.

    Ai në konferencën për shtyp pas vizitës në bodrumin e verës Bërzanov në vendbanimin Trubarevë, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, theksoi se propozimi është diksutuar që nga fundi i vitit të kaluar.

    Lidhur me numrin e qytetarëve të cilët nuk posedojnë dokumente persosnale, tha se nuk mund ta thotë numrin e saktë, por se duhet t’u sigurohet e drejta për të votuar në zgjedhje.

    Kovaçevski gjithashtu tha se sa i përket listave të kandidatëve për zgjedhjet parlamentare, LSDM do të ketë bartës në të gjitha gjashtë njësitë zgjedhore.

    Sa i përket mbështetjes së kandidatëve presidencial në rrethin e dytë, ai tha se të gjithë qytetarët të cilët janë angazhuar që shteti të bëhet anëtare e BE-së deri në vitin 2030 do të votojnë për Stevo Pendarovskin.

    Lajmi Paraprak

    KSI: të shtohen kontrollet nëpër çerdhe

    Lajmi i rradhës

    Qytetarët në RMV kundërshtojnë rritjen e çmimeve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë