KSI: të shtohen kontrollet nëpër çerdhe

    Komisioni për Sëmundje Infektive (KSI) rekomandon shtimin e kontrolleve nëpër të gjitha çerdhet në Shkup. Ndërkohë në të gjithë territorin e vendit do të kryhen teste PCR për pertusis. Zëdhënësi i Komisionit madje thotë se nga 15 marsi arrijnë dozat e para për vaksinimin edhe të të rriturve.

    “Të përforcohet inspektimi I inspektoratit shtetëror sanitar dhe shëndetësorë, me qëllim që të mundet vërtetë të shihet gjendja nëpër çerdhe dhe të marrim pasqyrë më reale se si është gjendja nëpër çerdhe me të vaksinuarit dhe të pavaksinuarit dhe a respektohet rekomandimi i KSI, që të mos pranohen nëpër çerdhe fëmijë të pavaksinuar. Rekomandimi i radhës është që të mundësohet testim në të gjithë territorin e shtetit për pertusis, që do të zbatohet nga qendrat për shëndet publik, deri më tani nuk kishte mundësi të tillë”, tha Zllate Memedoviç, zëdhënës i KSI-së.

    Drejtori i Klinikës Infektive Fadil Cana tha se edhe pse me kollën e keqe më të prekur janë fëmijët, megjithatë në këtë klinikë teste PCR po bëjnë edhe të rriturit.

    “Pacienti që u kontrollua në klinikën infektive, bëhet fjalë për një person të rritur që testin e bëri vullnetarisht, pa ndonjë indikacion epidemiologjik, e ka bërë në Institutin e Shëndetit publik dhe për shkak të kollitjes që nuk ishte e madhe, dhe rezultati është pozitiv ndaj pertusis, e ndërsa ai pacient nuk ka asnjë pasqyrë klinike, kjo çështje është vështirë që të jepet përgjigje, por kjo kategori e qytetarëve të rritur nuk janë të rrezikuar dhe nëse hyjmë në testim të të gjithë popullatës, kjo do të shkaktonte kaos dhe numrat do të ishin më të mëdha se ato të paraparat”, u shpreh Fadil Cana, Drejtor i Klinikës për Sëmundje Infektive.

    Nga fillimi i vitit në vend janë regjistruar 123 raste me kollën e keqe, pjesa më e madhe në Qytetin e Shkupit. Nga KSI njoftojnë se prej 18 janarit deri në fund të shkurtit, janë aplikuar mbi 22 mijë vaksina kundër pertusis. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Fëmijët shqiptarë detyrohen të mësojnë maqedonisht, shkak mungesa e mësimit shqip në “Njegosh”

    Lajmi i rradhës

    Kovaçevski: e mbështes çdo zgjidhje që qytetarët të mund ta realizojë të drejtën e votës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë