Kovaçevski flet për skandalin në M-NAV: Bordi ka vepruar mirë në lidhje me përzgjedhjen e kandidatëve

    Menjëherë pasi ka dëgjuar nga mediat se nga M-NAV po mendojnë ta anulojnë konkursin ku tetë kandidat u përzgjodhën nga një kompani daneze si më të mirët dhe të cilët duheshin ta vazhdojnë trajnimin dhe më pas të punësohen në Agjencinë për kontrollin e fluturimeve, kryeministri Kovaçevski i ka thirrur të tre drejtorët që të referojnë në Qeveri.

    Sipas portalit “Sakam Da Kazham”, drejtorët kanë tentuar ta anulojnë konkursin për shkak se në mesin e këtyre tetë personave që janë përzgjedhur, nuk kanë qenë personat partiak që favorizoheshin nga drejtoria.

    “Unë mendoj se Bordi drejtues ka vepruar mirë me atë që e përfundoi konkursin ashtu si është filluar dhe siç ka qenë i notuar nga ana e konsultantëve danez. Unë që në javën e kaluar i kam thirrur të tre drejtorët e M-NAV që të vijnë për të referuar në seancën të Qeverisë”, u shpreh kryeministri Kovaçevski.

    Lajmi Paraprak

    Banorët ukrainasë përqafojnë gazetarin derisa po raportonte në periferi të Khersonit në Ukrainë (Video)

    Lajmi i rradhës

    Kazerma në Tetovë të shndërrohet në park, jo biznes – interesa për ndërtime

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë