Kovaçevski: Lënia e zbrazëtirës gjeostrategjike në pjesën tonë të Europës nuk është opsion

    Kjo është koha e sfidave të mëdha të cilat kërkojnë vendime të guximshme dhe unitet. Iniciativa “Ballkani i Hapur” është angazhimi ynë për rajon stabil, qeverisje të paqes, për bashkëpunim dhe për zhvillim ekonomik – ky është angazhimi ynë për jetë më të mirë të popujve tanë. Iniciativa jonë autoktone për evropianizim të rajonit, porositi kryeministri Dimitar Kovaçevski në hapjen e Samitit “Ballkani i Hapur” që mbahet në Ohër.

    Në kushte kur e gjithë Evropa po përballet me pasoja nga kriza luftarake, energjetike, ekonomike dhe shëndetësore, sipas Kovaçevskit, vendet e rajonit janë natyrshëm të lidhura njëra me tjetrën dhe kanë një qëllim të përbashkët – së bashku të shkojnë përpara. Lufta në Ukrainë, siç theksoi, është rrezik për rritjen e ndikimit të palëve të treta në rajon, ndërsa lënia e zbrazëtirës gjeostrategjike në pjesën tonë të Evropës, nuk është opsion.

    “Qëllimi ynë politik është i qartë dhe i vetëm – Ballkani Perëndimor duhet të jetë pjesë e Bashkimit Evropian. Vendi i çdo shteti të rajonit është në Bashkimin Evropian. Shkojmë përmes asaj rruge. Së bashku po evropianizohemi. Vendet e Ballkanit Perëndimor janë ngushtë të lidhura. Kur ka avancim në një vend, kjo është nxitje për avancim tek fqinjët tjerë. Është evropiane të ndihmohemi, e jo të bllokohemi. Kohën e çmuar duhet ta shfrytëzojmë në mënyrë më efikase. Lufta e cila po ndodh në Ukrainë, është rrezik për ndikim e madh të palëve të treta në rajon, Prandaj të gjithë duhet të jemi shumë të kujdesshëm dhe të gatshëm. Lënia e zbrazëtirës gjeostrategjike në pjesën tonë të Evropës nuk është opsion. Ne jemi ata që duhet ta përmbushim atë zbrazëtirë dhe prandaj ekziston Ballkani i Hapur që është e jona, autoktone, iniciativë organike e krijuar nga institucionet tona, seriozisht e mbështetur edhe nga të gjithë popujt dhe etnitë të cilët jetojnë në shtetet tona”, porositi Kovaçevski.

    Është shumë e rëndësishme, tha Kovaçevski, që Bashkimi Evropian dhe vendet anëtare të pranojnë maksimalisht me përgjegjësi se zgjerimi i BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor tani më është edhe çështje strategjike dhe e sigurisë.

    “Integrimi do të thotë përkushtim i përbashkët për ndërtimin e një Evrope të fuqishme, stabile dhe të bashkuar, si një shtëpi e vlerave dhe forcave demokratike dhe civilizuese. Vizioni ynë për Ballkanin në shekullin 21 është vizion për rajon të avancuar të integruar në Evropë ku paqen, stabilitetin dhe zhvillimin tani më askush  nuk i sjell në pikëpyetje. Ne veprojmë në mënyrë pragmatike dhe ekonomike dhe me këtë do të krijojmë kushte për investime të mëdha në rajonin tonë dhe kjo do të thotë punë dhe punë më mirë të paguar për të rinjtë tanë dhe qytetarët tanë. Kërkojmë që BE-ja ta mbështesë këtë përpjekje tonë dhe ta njohë si inspirim për zgjidhjen e problemeve personale”, thekson Kovaçevski.

    Kryeministri shpreson se “Ballkani i Hapur” do të bëhet gjithnjë e më atraktiv dhe se ndaj saj do të përfshihen edhe shtetet tjera të rajonit. E përshëndeti praninë e kryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviq dhe të kryesuesit me Këshillin e ministrave të BeH-së, Zoran Tegeltija, ndërsa, siç tha, mbetet e hapur ftesa edhe për kryeministrin e Kosovës.

    “Jam i bindur se përfitimet nga Ballkani Perëndimor i meritojnë dhe se do t’i marrin edhe qytetarët e Malit të Zi, të BeH-së dhe të Koosvës dhe besoj se ky samit do të sjell kthesë pozitive kur është në pyetjet zgjerimi i Ballkanit të Hapur. “Ballkani i Hapur” është për integrim. Për mundësi të hapura. Për liri. “Ballkani i Hapur” është për lehtësim, ndihmë, miqësi”, tha Kovaçevski.

    Në kuadër të iniciativës sot në Ohër do të nënshkruhen marrëveshje për bashkëpunim dhe njohje reciproke të diplomave dhe notave shkencore të dhëna në institucionet e arsimit të lartë dhe institucione tjera të autorizuara, si dhe memorandume për mirëkuptim për bashkëpunim në fushat si turizmi, kultura dhe administrata tatimore në Ballkanin Perëndimor,

    “Sot hapim një kapitull të ri në bashkëpunimin tonë në fushën e turizmit. Ballkanin e Hapur së bashku do ta promovojmë si destinacion rajonal atraktiv turistik. Botës kemi për t’i ofruar një pjesë të deteve më të bukura të Mesdheut, falë pasurisë së Shqipërisë. Malet dhe turizmi i njohur në fshatrat e Serbisë. Peizazhet e liqeneve të Maqedonisë së Veriut dhe malet e bukura të gjelbra. Këto bukuri do t’ia ofrojmë botës, por para së gjithash do të mundësojmë që qytetarët tanë t’i gëzojnë përmes kushteve më të volitshme”, tha Kovaçevski, duke shtuar se do të krijohet edhe kalendar i përbashkët i ngjarjeve kulturore me çka pritet rritje e ngjarjeve të festivaleve në rajon.

    Iniciativën “Ballkani i Hapur” e ka ngritur Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Shqipëria për bashkëpunim më të madh ekonomik dhe bashkëpunim tjetër me qëllim të jetës më të mirë të qytetarëve. Nga kjo tani më po ndjehen përfitimet e para me vendosjen e të a.q. linjat e gjelbra për kamionët në vendkalimet kufitare Qafë Thanë dhe Tabanoc me të cilat mundësohet rrjedhë më e mirë e ushqimit dhe prodhimeve bujqësore.

    Në Samitin në Ohër është i pranishëm edhe eurokomisari Oliver Varhej, ndërsa për video fjalimit pritet të kyçet edhe zëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Gabriel Eskobar. 

    Ftesa për kryeministrin e Kosovës mbetet e hapur

    Kovaçevski tha se pret mbështetje të vazhdueshme nga Bashkimi Evropian për iniciativën në fjalë. Kovaçevski tha se është i bindur se nisma do të bëhet më atraktive.

    “Kërkojmë që Bashkimi Evropian ta mbështes këtë mund tonin dhe ta njeh si inspirim për zgjidhjen e problemeve të veta. Të gjithë ne në Ballkanin e Hapur jemi të bindur që kjo iniciativë do të bëhet më atraktive”, tha Kovaçevski.

    Kreu i ekzekutivit theksoi se ftesa për Kosovën mbetet e hapur.

    “Sot bashkë me ne janë kryeministri i Malit të Zi, Abazoviq dhe kryesuesi i Këshillit të Ministrave të BeH, Tegeltia. Ftesa për kryeministrin e Kosovës mbetet e hapur. Unë jam i bindur se benefitet e Ballkanit të Hapur i meritojnë dhe do ti marrin edhe qytetarët e Malit të Zi, BeH dhe Kosovës”, tha Kovaçevski.

    Lajmi Paraprak

    “BALLKANI I HAPUR” | Rama: Do e ndërtojmë këtu Europën dhe pastaj kur BE të dëshirojë të bëjë dasmën, ne jemi gati

    Lajmi i rradhës

    Real Madrid kërkon të shesë gjashtë lojtarë këtë verë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë