Kovaçevski: LSDM-ja duhet të zbatojë intensivisht agjendën europiane

    Foto: Fokus

    LSDM-ja duhet të zbatojë intensivisht agjendën evropiane, por nuk mund të presim që BE-ja apo dikush tjetër do të na i zgjidhë problemet. Prioritet duhet të jetë politika e brendshme, rritja e standardit jetesor të qytetarëve, forcimi i ekonomisë. Këtë në intervistën për AIM, e thotë Dimitar Kovaçevski, zëvendësministër aktual i Financave dhe anëtar i Këshillit Ekzekutiv të LSDM-së, i cili dje deklaroi se do të kandidojë për lider të partisë, pasi socialdemokratët të premten përcaktuan dorëheqjen e kryetarit të partisë Zoran Zaev dhe shpalli zgjedhjet brendapartiake me votim të drejtpërdrejtë që do të mbahen më 12 dhjetor.

    Përndryshe, Zoran Zaev për TV Telma deklaroi se së pari duhet të përfundojnë bisedimet për shumicën parlamentare me Alternativën. Ai shtoi se hyrja e Alternativës në qeveri do të siguronte shumicë stabile për shkak të fillimit të bisedimeve me Bashkimin Europian.

    Lajmi Paraprak

    Kallëzim penal ndaj tre personave për kryerjen e testit të rremë “PCR” në vendkalimin Tabanovcë

    Lajmi i rradhës

    Momenti kur 53 qen zbulohen të lidhur në thasë në pjesën e pasme të një kamioni në Indonezi, pamjet pak para se të thereshin (Video)

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë