Kovaçevski: Më 19 korrik do të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare

    “Miratuam vendim për pranimin e propozimit francez të 30 qershorit. Me këtë vendim e respektojmë procesin e bisedimeve hyrëse të Maqedonisë së Veriut me BE-në. Në këtë seancë qeveritare e rrumbullakuam në mënyrë objektive edhe një proces historik për vendin tonë”, tha kryeministri Kovaçevski.

    Ai shtoi se seanca e parë ndërqeveritare do të mbahet të martën më 19 korrik në Bruksel.

    “Sot kam nderin ta paralajmëroj datën për konferencën e parë ndërqeveritare e cila duhet të mbahet më 19 korrik në Bruksel. Pastaj, Evropa do të jetë në Shkup, a Republika e Maqedonisë së Veriut në Bruksel me kapacitete të plota, qasje në fonde, njohuri, parime të vërteta dhe më e rëndësishmja, vlera ndaj të cilave përpiqemi dhe i dëshirojmë dhe të gjitha ato në bazë të identitetit tonë, veçantisë nacionale dhe shtetërore dhe historisë e cila do të shihet në të gjitha qendrat evropiane”, tha kryeministri.

    Në lidhje me protokollin që vendi duhet ta nënshkruajë me Sofjen zyrtare, kryeministri paralajmëroi se ministri i Jashtëm, Bujar Osmani do ta informojë Republikën e Bullgarisë, a gjatë ditës edhe detajisht do ta informojë opinionin për tërë këtë proces.

    Lajmi Paraprak

    Grubi: Sfidave të nisura viteve të fundit, sot u dhamë fund

    Lajmi i rradhës

    Apasiev: Asgjë nuk ka mbaruar, kemi plan B

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë