Kovaçevski: Na pret një vit i pa sigurt ekonomikisht

    Në një video mesazh kryeministri Dimitar Kovaçevski tha se Maqedonia e Veriut dënon agresionin rus në Ukrainë dhe kërkoi ndërprerjen e luftimeve. Sipas tij gjendja e sigurisë në vend është stabile dhe situata atje nuk përbën kërcënim për sigurinë tonë. Megjithatë Kovaçevski tha se kriza ekonomike pritet të thellohet dhe na pret vit i vështirë në këtë drejtim.

    “Agresioni ushtarak rus kundër Rusisë e cila më ka sjellë shumë humbje jete në njerëz është mënyra që me gjitha forcat e dënojmë. Edhe njëherë dua të theksojë se sëbashku me aleatët tjerë dua që kjo luftë menjëherë të ndalojë. Shekulli 21 duhet të jetë shekulli i dialogut dhe jo i luftërave. Dua ti sigurojë qytetarët tanë se gjendja e sigurisë në vend është stabile dhe në këto momente nuk ekziston asnjëlloj kërcënimi direkt për sigurinë në Maqedoninë e Veriut”, tha Kovaçevski.

    “Për shkak luftës Ukrainë-Rusi, kriza globale me enregjinë dhe kriza ekonomike tani po thellohet. Na pret një vit i pa sigurt ku ekonomia në Evropë dhe botë do të pësojë dëme. Kjo krizë është një kërcënim i madh, por jam i bindur që sëbashku do ta kalojmë. Qeveria do të punojë pa ndërprerë për të mbrojtur standardin tuaj ekonomik, dhe çdo denarë nga buxheti do të drejtohet më lehë deri në kapërcimin e kësaj periudhe të turbullt të historisë sonë të përbashkët”, shtoi ai.

    Lajmi Paraprak

    Ukraina raporton për mijëra ushtarë rusë të vrarë

    Lajmi i rradhës

    Zelensky: Unë jam këtu, nuk i dorëzojmë armët, do ta mbrojmë vendin tonë!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë