Kovaçevski në takim me partnerët e pushtetit, vazhdojnë negociatat për qeverinë e re

    Mandatari për formimin e Qeverisë Dimitar Kovaçevski vazhdon takimet me partnerët e koalicionit para propozimit të përbërjes së kabinetit të ri qeveritar.

    Pas takimit të një dite më parë me kreun e BDI-së Ali Ahmeti, ai sot takoi kreun e Alternativës Afrim Gashi dhe dy partnerët e koalicionit Maja Moraçanin dhe Pavlle Trajanov. Asnjëri nuk jep detaje për emrat që diskutohen.

    “Folëm edhe për të ardhmen e shtetit dhe planin qeveritar për shtet me orientim europian dhe progresiv. Alternativa, si pjesë e qeverisë së re, do të jetë e përkushtuar në avancimin e shtetit drejt familjes europiane dhe ndërtimin e shtetit progresiv”, tha Afrim Gashi, kryetar i Alternativës.

    Trajanov para takimit për mediat sot tha se ka disa kërkesa të cilat i kërkon nga mandatari i ri; një njësi zgjedhore, formimin e Agjencisë për luftë kundër krimit dhe korrupsionit të rëndë, procedurë e përsëritur gjyqësore për të gjitha rastet e montuara, etj.

    “Duhët të na informojë për ata emra të cilët nuk janë të njohur dhe t’i prezantojë sepse edhe mbështetje, jo vetëm e Lidhjes Demokratike por edhe e partive të tjera do të varet nga përbërja kadrovike e Qeverisë. Nëse ka propozime që nuk mund t’I mbështesim, këtë do ta themi publikisht”, deklaroi Pavlle Trajanov, Lidhja demokratike.

    Kovaçevski pritet të propozojë përbërjen e kabinetit të ri qeveritar në fillim të javës së ardhshme dhe ai të votohet në fundjavën e 15 dhe 16 janarit. Në të nuk pritet të jenë disa nga ministrat më të ekspozuar të kabinetit të Zaevit kurse një pjesë e resorëve do të këmbehen mes partnerëve të koalicionit. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Pendarovski: Maqedonia e Veriut mbetet e përkushtuar në agjendën europiane dhe është e gatshme për dialog me Bullgarinë

    Lajmi i rradhës

    Organizatat bullgare në RMV kërkojnë përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë