Pendarovski: Maqedonia e Veriut mbetet e përkushtuar në agjendën europiane dhe është e gatshme për dialog me Bullgarinë

    Ngjarjet politike në vend në vigjilje të formimit të qeverisë së re si edhe pritshmëritë dhe mundësitë për progres lidhur me perspektivat evropiane ishin temat për të cilat biseduan sot presidenti Stevo Pendarovski dhe euroambasadori, Dejvid Gir, përcjell Nistori.

    Siç theksoi presidenti Pendarovski në takimin në Kabinetin e tij, Maqedonia e Veriut mbetet e fokusuar në agjendën evropiane dhe e gatshme për dialog me Republikën e Bullgarisë në drejtim të tejkalimit të gjendjes ekzistuese. Presidenti konstatoi se valorizimi i progresit të shtetit tonë dhe fillimi i negociatave inkuadruese, në pajtim me rekomandimet e Komisionit Evropian, paraqet nxitje shtesë për proceset reformuese, veçanërisht në sferat kryesore si lufta kundër korrupsionit të lartë dhe qeverisja e së drejtës.

    Në takim, informoi Kabineti i Pendarovskit, u theksua se fillimi i negociatave inkuadruese me BE-në dukshëm do të reflektohet edhe në bashkëpunimin rajonal, stabilitetin dhe progresin e rajonit. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    GRUAJA ME VËSHTRIM TË DYLLTË

    Lajmi i rradhës

    Kovaçevski në takim me partnerët e pushtetit, vazhdojnë negociatat për qeverinë e re

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë