Kovaçevski: Paga minimale prej 18 mijë denarëve vlen edhe për punëtorët në sektorin publik edhe për atë privat

    Të gjithë punëdhënësit pa dallim nëse janë nga sektori privat ose sektori publik janë të obliguar që ta respektojnë zbatimin e Ligjit për Pagë Minimale, ndërsa çdo mosrespektim duhet ta denoncojnë në institucionet kompetente, tha sot kryeministri Dimitar Kovaçevski.

    Sipas tij, ky ligj vlen për të gjithë punëdhënësit në shtet dhe sa i përket zbatimit të tij nuk ka dallim nëse bëhet fjalë për institucion shtetëror ose sektor privat.

    “Kjo pyetje ishte parashtruar gjithashtu edhe kur e kishim dialogun ekonomik social. Aty ishte e pranishme ministrja e Punës dhe Politikës Sociale e cila theksoi se duhet të denoncohet mosrespektimi sipas dispozitave ligjore dhe sipas marrëveshjeve kolektive”, tha Kovaçevski në përgjigjen e pyetjes së gazetarëve pse shteti nuk e respekton ligjin sa i përket rritjes graduale të pagave në raport me rritjen e asaj minimale.

    Paga minimale, sipas tij, është hap historik i bërë me LSM-në, sepse, siç tha, krahas asaj që paga është rritur në 18 mijë denarë, është sjellë edhe metodologji e re e cila garanton qëndrueshmëri dhe rritje të vazhdueshme të pagës minimale proporcionalisht me rritjen e produktivitetit të punës.

    “Duke pasur parasysh se metodologjia ka ndryshuar dhe tani pjesëmarrja në rritjen e pagës minimale 50 për qind ka rritje të çmimeve, ndërsa 50 për qind rritja e pagës minimale që implikon në rritjen e produktivitetit të punës, ndërsa sa i përket të gjitha pagave të tjera ato janë mjet i marrëveshjes kolektive. Marrëveshja kolektive bëhet ndërmjet partnerëve socialë, në këtë rast degët e sindikatave, sindikatave përfaqësuese dhe institucioneve adekuate ça dallim nëse ato janë institucione shtetërore dhe private. Qëndrimi është se njëjtë siç flasim gjatë rritjes së pagës minimale kjo duhet të jetë e shoqëruar me rritjen e produktivitetit të punës, ndërsa këtë e pranuan edhe sindikatat”, deklaroi Kovaçevski.

    Ai shtoi se ka pasur bisedime me përfaqësues të shumë kompanive dhe se ata janë të pajtimit se pagat gjithmonë duhet të shoqërohen me rritje të produktivitetit të punës.

    “Kur flasim për sektorin privat kjo vlen, megjithatë ky është mendim i imi personal se duhet të vlejë edhe për sektorin publik, që domethënë se kur flasim për rritje të pagave, flasim për dialog social në të cilin flasim për rritje të pagave, por, gjithashtu edhe për rritje të produktivitetit të punës sepse sektori publik paguhet nga tatimpaguesit, nga të gjithë qytetarët dhe atë veçanërisht nga ata të cilët punojnë në sektorin privat dhe duhet edhe shërbimet të cilat i marrin qytetarët të jenë gjithmonë nga dita në ditë, nga muaji në muaj në nivel më të lartë”, theksoi Kovaçevski duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve në ngjarjen me rastin e lëshimit në përdorim të numrit për raste urgjente 112.

    Lajmi Paraprak

    Grupi Parlamentar i VMRO-DPMNE-së propozojnë rritje prej 20 për qind të pensioneve

    Lajmi i rradhës

    Gençovska: Bullgaria kërkon zbatimin e plotë të Marrëveshjes për Fqinjësi të Mirë me RMV-në

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë