Kovaçevski: partitë të merren vesh për datën e zgjedhjeve

    8 maji akoma nuk është definuar si datë përfundimtare për zgjedhjet parlamentare. Kryeministri Dimitar Kovaçevski vlerëson se partitë politike duhet të merren vesh për datën e zgjedhjeve varësisht afateve të parapara me ligj. Megjithëse për të muaji maj mbetet i pranishëm. Lidhur me kryeministrin teknik, Kovaçevski tha se në bazë të marrëveshjes ai do të propozohet nga BDI-ja, ndërsa për abrogimin e Qeverisë teknike vlerëson se duhet konsensus i plotë politik. Kovaçevski nuk mohoi mundësinë e takimit të liderëve në formatin e partive që përfaqësohen në Kuvend.

    “Ai është vendim i miratuar me konsensus në vitin 2016 me garanci ndërkombëtare. Më pas është përfshirë edhe në Ligjin për Qeveri. 100 ditë para zgjedhjeve do të kemi Qeveri teknike dhe mundësia e vetme për ta abroguar atë është konsensusi mes partive. Derisa nuk ka konsensus mund të përfundojmë në krizë politike. Për momentin nuk shof gatishmëri tek partitë politike për të abroguar Qeverinë teknike”, deklaroi Dimitar Kovaçevski, kryeministër.

    Por lideri i opozitës maqedonase vlerëson se Qeveria teknike duhet abroguar. Hristijan Mickoski thotë se cili do kandidat që propozohet nga BDI-ja, ai nuk ka legjitimitet politik dhe popullor për të qenë kryeministër teknik.

    “VMRO-DPMNE-ja vlerëson se kryeministri teknik të cilin do ta propozon BDI-ja nuk do të ketë as legjitimitet popullor dhe as politik. Vlerësojmë se Qeveria teknike me një format të tillë dhe vetë fakti si Qeveri teknike duhet të mbetet e kaluar. Maqedonia është vend kandidat për në BE dhe është shtet mjaftueshëm i pjekur për të intervenuar në Kodin Zgjedhor dhe Ligjit për Qeveri e më këtë kjo dispozitë të abrogohet”, tha Hristijan Mickoski, Kryetar i VMRO-DPMNE-së.

    Mbi mundësinë për lista të përbashkëta dhe koalicion parazgjedhor, Kovaçevski tha se partitë e shumicës parlamentare janë të përcaktuara për Bllokun Evropian, por nëse do të ketë lista të përbashkëta kjo varet nga vendimet e partive politike. Ditë më parë kreu i Kuvendit, Talat Xhaferi duke iu referuar afateve ligjore deklaroi se në rast të marrëveshjes për zgjedhje më 8 muaj, ato duhet shpallur në fund të shkurtit ndërsa Qeveria teknike të votohet në fund të muajit janar. Parimisht partitë politike janë marrë vesh për zgjedhje të parakohshme parlamentare në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    LEN sot në Tetovë nënshkruan deklaratën e koalicionimit politik

    Lajmi i rradhës

    RMV e pafuqishme për ta luftuar ajrin e ndotur

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë