Kovaçevski pritet të takohet me Mickoskin për Qeverinë teknike

    Kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe lideri i opozitës maqedonase, Hristijan Mickoski së shpejti do të zhvillojnë një takim në të cilin do të diskutohet për çështjet teknike dhe kadrovike të Qeverisë 100 ditore. Kovaçevski nuk pret që VMRO-DPMNE-ja të shkel Ligjin për Qeverinë dhe të mos merr pjesë në formatin teknik të organit ekzekutiv.

    “Do të kemi një takim me kryetarin e VMRO-DPMNE-së. Konsideroj se ai është një komunikim normal në të cilin do të diskutohen temat e Qeverisë teknike. Nuk është kjo çështje që mund të interpretohet. Bëhet fjalë për ligj i cili rregullon çështjen e resorëve dhe çështje të cilat duhet të plotësohen nga partitë e përfaqësuara në Kuvend”, deklaroi Dimitar Kovaçevski, kryeministër.

    • Gjatë Qeverisë teknike, përveç kryeministrit i cili jep dorëheqje dhe në vend të tij vjen kandidati nga partia apo koalicioni që përbën Qeverinë, nga pozita largohen ministri i Brendshëm dhe ai i Punës dhe Politikës Sociale. Në vend të tyre vijnë kuadro nga partia më e madhe opozitare në Kuvend. Gjithashtu opozitës i takojnë tre zëvendësministra plotësues në Financa, Bujqësi dhe Shoqëri Informatike. Ndërkohë partia më e madhe që ndodhet në pushtet përcakton zëvendësministra plotësues në MPB dhe Politikë Sociale. Kompetencat e tyre janë të rregulluara dhe kufizuara me Ligjin për Qeveri.

    Ligji për Qeverinë

    • Dispozitat për Qeverinë teknike
    • Ministër i Brendshëm
    • Ministër i Punës dhe Politikës Sociale
    • Zëvendësministër plotësues në Ministrinë e Financave
    • Zëvendësministër plotësues në Ministrinë e Bujqësisë
    • Zëvendësministër plotësues në Ministrinë për Shoqëri Informatike dhe Administratë
    • Zëvendësministër plotësues në Ministrinë e Brendshme
    • Zëvendësministër plotësues në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale

    Sipas marrëveshjes së arritur mes LSDM-së dhe BDI-së në vitin 2020, kryeministri teknik do të propozohet nga partia e Ali Ahmetit. Ky subjekt javën e kaluar për këtë pozicion propozoi kryetarin aktual të Kuvendit, Talat Xhaferi ndërsa në vend të tij do të zgjidhet deputeti Jovan Mitrevski. Partitë janë shprehur të gatshme që pas zgjedhjeve të diskutojnë për abrogimin e mundshëm të Qeverisë teknike si opsion i përfshirë në ligj në vitin 2016. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Vitamina C, e domosdoshme këtë periudhë, ushqimet ku gjendet

    Lajmi i rradhës

    Boki 13: gjendja shëndetësore ma pamundëson të qëndroj në burg

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë