Kovaçevski: Romantizmi për shtete të mëdha ka marrë fund

    Romantizmi për shtete të mëdha ka marrë fund. Jemi shtete anëtare të NATO-s dhe këto ëndrra të viteve ’80 janë shuar tashmë. Kështu deklaroi kryeministri Kovaçevski duke mbrojtur edhe njëherë qëndrimin e tij për ngjarjet e ndodhura në Tetovë e Çair, me vizitën e kryeministrit të Kosovës Kurti. Me të njëjtën gjuhë sikurse BDI-ja një ditë më parë, Kovaçevski tha se krerët e komunave Kasami e Ganiu e kanë keqpërdorur këtë vizitë për pikë politike.

    Kryeministri u fokusua sot vetëm te flamuri Autoktonus, por nuk përmendi asnjë fjalë për çështjen e rrugës me emrin e Adem Demaçit, ku edhe disa ditë më parë, qëndrimi i tij në emër të qeverisë, ishte më i butë dhe jokontestues, se emërtimi ishte jo i përshtatshëm, por jo antiligjor.

    “Kjo rrugë, ka të bëjë me një ide, që daton shumë më herët se sa vizita e kryeministrit të Kosovës Kurti në komunat e Çairit dhe Tetovës, ku mendoj se ai u keqpërdor, të jem i sinqertë, për pikë të politikës ditore, të këtyre dy krerëve të komunave, të cilët duan që të etablohen në skenën politike. Filluan të flasin për shtete të mëdha, por këtu ka dy qeveri të cilat janë pjesë e aleancës më të madhe NATO, kështu që konceptet arkaike nga epoka e romantizmit nacional për shtete të mëdha, kanë mbaruar në Ballkan. Këtë e ka thënë qartë ambasadori amerikan në Kosovë, sekretari i përgjithshëm i NATO-s dhe cilido politikan i atij kalibri. Kjo është punë e kryer. Ne jemi vend anëtar i NATO-s,” deklaroi Dimitar Kovaçevski, kryeministër. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Të pakënaqurit opozitarë, me parti politike!

    Lajmi i rradhës

    Pushteti kërkon mbështetje nga deputetët për ndryshimet kushtetuese

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë