KPMD kërkon që të zgjidhet e drejta e votës për personat që do të mbushin 18 vjet

    Komisioni për Parandalim dhe Mbrojtje nga Diskriminimi (KPMD) kërkon nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve që të mos shkel të drejtën e votave ndaj personave të cilët mes proceseve zgjedhore mbushin 18 vite dhe duhet të jenë pjesë e listës zgjedhore. Ky komision kërkon që edhe ndaj personave të sistemuar në kushte të specifikuara si paraburgim, shtëpi shëndeti, spitale dhe ente speciale të veprohet në kohë.

    “Komisioni më 9 gusht të vitit 2021 kishte konstatuar diskriminim direkt nga ana e KSHZ-së dhe diskriminim indirekt që buron nga dispozitat e Kodit Zgjedhor në ushtrimin e të drejtë së votës së qytetarit që kanë mbushur 18 vjet gjatë dy raundeve zgjedhore në zgjedhjet presidenciale. Këto persona për shkak të dispozitave në Kodin Zgjedhor nuk arritën të ushtroj të drejtën e tyre të votën. Gjithashtu u konstatua diskriminim i llojit të statusit personal, moshës dhe statusit shëndetësor ndaj qytetarëve të cilët gjatë procesit zgjedhor ishin të sistemuar nëpër shtëpi shëndeti”, deklaroi Igor Jadrovski, Kryetar i Komisionit për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi.

    Në kuadër të gjuhës së urrejtjes e cila veçse ka filluar të jetë prezentë mes eksponentëve të caktuar nga qarqe të ndryshme politike, Jadrovski kërkon që subjektet dhe individët përfshi edhe kandidatët të përmbahen nga gjuha e urrejtjes. Në lidhje me fjalorin e zëvendëskryeministrit, Artan Grubi drejtuar liderëve të opozitës shqiptare, Jadrovski tha se po ndjekin gjuhën e urrejtjes dhe në bazë të denoncimit, do të veprohet në përputhje me ligjin.

    “Ne i ndjekim rrjetet sociale dhe mediat tradicionale në kuadër të mundësive tona. Ne veprojmë në bazë të denoncimeve pavarësisht se kush e bën atë. Unë i bëj thirrje të gjithë qytetarëve të cilët hasin në gjuhë të urrejtjes të na adresohen dhe të denoncojnë, ndërsa ne do të veprojmë pavarësisht se kush e bën atë”, tha Igor Jadrovski, Kryetar i Komisionit për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi.

    Më 9 mars, pas promovimit të kandidatit për president nga radhët e BDI-së, zëvendëskryeministri Artan Grubi akuzoi liderët e opozitës shqiptare se i kanë manipuluar videon e publikuar në Facebook me pëlqime nga Lindja e Mesme. Grubi iu referua Bilall Kasamit si rus, Izet Mexhitit si afrikan, Arim Gashit si i habitur, ndërsa Arben Taravarit si turkmenistan. Gjuha e tij hasi në reagime të shumta të kritikëve në opinion për shkak të racizmit të shprehur nga ana e një zyrtari të lartë shtetëror. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Partitë akoma s’kanë publikuar bartësit e listave

    Lajmi i rradhës

    GREKO: sistemi gjyqësor në RMV lë njollë të zezë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë