Krahas diplomimit, Ebipi nga Shkupi vendosi të merret me bujqësi (Video)

    Mbjelljen e tokës e bën me dashuri. Ky është Muhamed Ebipi nga Krushopeku i Shkupit. Pasi mbaroi fakultetin, nuk preferoi që të nisë punë në ndonjë zyrë, por të trashëgojë punën e gjyshit dhe babit të tij, atë të bujkut.

    Përfitimet janë të mira, ndonëse edhe kjo, si çdo punë, ka vështirësitë e veta.

    “Unë afërsisht 7 deri 8 mijë metra katror i punoj, nuk i kam llogaritur afërsisht por deri në 5, 6 ose 7 mijë euro kemi harxhime vjetore, duke i përfshirë farën, spërkatjen, ushqimet që ia japim tokës dhe shumë gjëra të tjera të cilat nuk është e nevojshme t’i përmend.

    -Për momentin çfarë keni mbjellë?

    -Për momentin këtu i kemi sallatat ose marulet siç i njohim ne, këta janë paraparë për në vjeshtë të shiten, përsëri do të mbjellim për dimrit, diçka mbjellim për sezonin e dimrit.”- zha Muhamed Ebipi, Bujk.

    Krahas përfitimit që ka, mbjellja e tokës ndonjëherë ka humbje, sidomos si pasojë e ndryshimeve klimatike.

    -A keni momente në ndonjë vit apo sezon kur keni pësuar humbje?

    Ndodh.

    -Ju personalisht a ju ka ndodhur?

    -Ka ndodhur që ka rënë shumë shi dhe i ka dëmtuar të mbjellat, ose ka rënë breshër, ose shfaqet ndonjë sëmundje, ose mund të dalë fara e bimës jo origjinale.

    Për masat ekonomike që i solli Qeveria për bujqit ishin të dëmshme, thotë Muhamedi, sepse në këtë sezon domatet e kanë vështirë të prodhohen sikurse në pranverë.

    Ndryshe të gjithë ata që duan të merren me bujqësi sugjeron që patjetër të kenë njohuri mbi këtë veprimtari sepse ka shanse për dështim. /TV21/

    Lajmi Paraprak

    Bytyqi: rënia ekonomike e Gjermanisë, do të ndikojë edhe në RMV

    Lajmi i rradhës

    Pse është e rëndësishme të pastroni pjatalarësen – Zgjidhja natyrale

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë