Kreu i EMV-së: Gaz për prodhim të ngrohjes termike ka për këto dy javë

    Mëngjesin e sotëm dy ngrohtoret për energji termike në kryeqytet nisën sezonin dimëror. Por ato u vënë në funksion vetëm tre orë pasi që temperatura e motit ishte e vakët.

    Ngrohtorja e Lindore dhe ajo Perëndimore për këto tri orë shpenzuan rreth 997 mëh energji termike, ndonëse nuk kanë përfshirë gjithë Shkupin.

    Drejtori i Elektranave të Maqedonisë, institucion i cili mori licencat për ngrohtoren, tha se 85 objekte banimi kanë pasur telashe për shkak të mos rregullimit të tyre teknik të sistemit qendror.

    Kreu i EMV Vasko Kovaçevski tha se gaz për prodhim të ngrohjes termike kanë të blerë për këto dy javë.

    “Nëse nuk do kemi gaz natyror pastaj këto Ngrohtore të Lindjes dhe Perëndimit i përgatisim të punojnë me naftë. Më parë kanë punuar me mazut por ai është energjens që ndot shumë ajrin. Këtë periudhë po blejmë një pjesë të pajisjeve dhe pompave që duhet të instalohen dhe deri në fund të muajit sipas planit këto dy ngrohtore do të jenë gati të punojnë edhe me naftël. Qytetarët duhet të kenë energji termike se përndryshe ata do të ngrohen me rrymë dhe mund të mbingarkohet rrjeti energjisë elektrike”  . tha Vasko Kovaçevski, Drejtor i EMV-së.

    Sipas analizës së kontratave, në gjithë Shkupin me ngrohje termike shërbehen rreth 55 mijë amvisëri.

    Por, ngrohtorja e Veriut nuk ka funksionuar fare. Meqë është në procedurë falimentimi ajo nuk ka kaluar në menaxhim të EMV-së dhe tani një vit nuk janë bërë riparimet e duhura për prodhimin e energjisë termike.

    Në të ka rreth 500 familje që mbeten peng të procedurave qeveritare të kalimit nën licencë të EMV-së. Por, Ministri Ekonomisë tha se do të vënë në funksion të gjitha kapacitetet vendore të prodhimit energjetik për mos të munguar ngrohja e as rryma.

    “Nuk janë paraparë të ketë asnjë reduktim të furnizimit me energji termike apo elektrike. Të gjithë energjensat janë siguruar, por nuk i blejmë të gjitha menjëherë sepse po ti paguanim para dy muajve do të na kushtonin trefish më shtrenjtë nga çmimi aktual. Ja një shembull konkret, koston që kemi blerë gazin natyror për këto dy javë ishte më i lartë se oferta që kemi marrë për nëntorin”, u shpreh Kreshnik Bekteshi, Ministër i Ekonomisë.

    Përderisa sezoni ngrohjes do të zgjat deri në fund të prillit, Komisioni Rregullator i Energjetikës në janar do të rishikoj çmimet e rrymës dhe ngrohjes. Sipas gjitha parametrave pritet të ketë rritje të çmimeve. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    RRITJA E ÇMIMEVE | Qytetarët nuk kanë interes për përgatitjen e ajvarit dhe turshive

    Lajmi i rradhës

    Sonte jepet premiera e komedisë “Gënjeshtra” në TKM në Shkup

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë