Kristalet e Trepçës

    Mbi dy mijë eksponate të nxjerra nga thellësia e minierave të Kosovës gjenden në Muzeun e kristaleve në Mitrovicë.

    Grumbullimi i kristaleve ka nisur në vitet ’60, ndërsa muzeu është hapur në vitin 1964. Ndër vite janë mbledhur kristale të ndryshme. Muzeu kohë pas kohe pasurohet me kristale të reja që nxirren nga minierat e Trepçës.

    Numri më i madh i kristaleve të ekspozuara në këtë muze është nxjerrë nga horizontet e minierës së Stantërgut në thellësi mbi 800 metra nën tokë.

    Miniera e Stantërgut e ndërmarrjes Trepça, është vend burimi kryesor i nxjerrjes së xehes. Ajo gjendet nëntë kilometra larg qytetit të Mitrovicës.

    Fotoreporteri i Radios Evropa e Lirë, Bujar Tërstena, sjell fotografi të realizuara në Muzeun shtetëror të kristaleve dhe mineraleve të Trepçës.

    Kristale të nxjerra nga thellësia e horizonteve të minierës së Stantërgut, të cilat janë të ekspozuara në Muzeun e Trepçës. 
    1. Kristale të nxjerra nga thellësia e horizonteve të minierës së Stantërgut, të cilat janë të ekspozuara në Muzeun e Trepçës. 
    Muzeu shtetëror i kristaleve dhe mineraleve të ndërmarrjes Trepça - Stantërg.
    2. Muzeu shtetëror i kristaleve dhe mineraleve të ndërmarrjes Trepça – Stantërg.
    Vagon me kristale në oborrin e Muzeut të kristaleve dhe mineraleve. Grumbullimi i tyre ka nisur qysh nga vitet '60. 
    3. Vagon me kristale në oborrin e Muzeut të kristaleve dhe mineraleve. Grumbullimi i tyre ka nisur qysh nga vitet ’60. 
    Pamje të kristaleve ngjyrash të ndryshme të ekspozuara në oborrin e muzeut. 
    4. Pamje të kristaleve ngjyrash të ndryshme të ekspozuara në oborrin e muzeut. 
    Në muze janë të ekspozuara mbi dy mijë kristale të ndryshme.
    5. Në muze janë të ekspozuara mbi dy mijë kristale të ndryshme.
    Muzeu ka kristale kryesisht nga galaniti, sfaleriti, piriti, pirotina, kuarci, kalciti e të tjera. 
    6. Muzeu ka kristale kryesisht nga galaniti, sfaleriti, piriti, pirotina, kuarci, kalciti e të tjera. 
    Një kristal i nxjerrë nga një thellësi prej 800 metrash nën tokë nga miniera e Stantërgut. Kalcit CaCO3. 
    7. Një kristal i nxjerrë nga një thellësi prej 800 metrash nën tokë nga miniera e Stantërgut. Kalcit CaCO3. 
    Ky kristal galeniti në formën e një qyteti është gjetur në minierat e Trepçës. 
    8. Ky kristal galeniti në formën e një qyteti është gjetur në minierat e Trepçës. 
    Disa kristale të ekspozuara kryesisht nga galeniti, sfaleriti, piriti, pirotina, kuarci, kalciti. 
    9. Disa kristale të ekspozuara kryesisht nga galeniti, sfaleriti, piriti, pirotina, kuarci, kalciti. 
    Një tjetër kristal i llojit galenit.  
    10. Një tjetër kristal i llojit galenit.  
    Në Muzeun e Kristaleve janë të ekspozuara afër 70 lloje të veçanta mineralesh. 
    11. Në Muzeun e Kristaleve janë të ekspozuara afër 70 lloje të veçanta mineralesh. 
    Një kristal sfalerit - rodokrozit, Znd-Mnco3. 
    12. Një kristal sfalerit – rodokrozit, Znd-Mnco3. 
    Disa nga kristalet e nxjerra ndër vite nga minierat e Trepçës që ruhen në muze.  
    13. Disa nga kristalet e nxjerra ndër vite nga minierat e Trepçës që ruhen në muze.  
    Dy kristale të ekspozuara – kuarc dhe gips. Këto kristale kanë vlera të ndryshme monetare, por ciceroni i muzeut, Ibrahim Musa, thotë se kjo vlerë nuk dihet.
    14. Dy kristale të ekspozuara – kuarc dhe gips. Këto kristale kanë vlera të ndryshme monetare, por ciceroni i muzeut, Ibrahim Musa, thotë se kjo vlerë nuk dihet.
    Disa nga kristalet dhe veglat e punës të ekspozuara në muze. 
    15. Disa nga kristalet dhe veglat e punës të ekspozuara në muze. 
    Vegla të vjetra të shekullit XI ose XII. 
    16. Vegla të vjetra të shekullit XI ose XII. 
    Ibrahim Musa, inxhinier i Gjeologjisë, ciceron i Muzeut të kristaleve në Trepçë.   
    17. Ibrahim Musa, inxhinier i Gjeologjisë, ciceron i Muzeut të kristaleve në Trepçë. 
     
    Muzeu i kristaleve brenda vitit pret më shumë se tetë mijë vizitorë. 
    18. Muzeu i kristaleve brenda vitit pret më shumë se tetë mijë vizitorë. 
    Lajmi Paraprak

    “The Guardian” rendit “Marubin” mes galerive më mbresëlënëse të Europës

    Lajmi i rradhës

    Psoriaza e lidhur me diabetin dhe hipertensionin

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë