KRIZA EKONOMIKE NË RMV | Qytetarët të pakënaqur nga ulja e vogël e çmimeve

    Megjithëse u paralajmëruan që deri të premten do të shqyrtohen analizat për ngrirje të reja të çmimeve, autoritetet sot nuk gjetën kohë të nxjerrin rezultate. Ata sot thanë se do të ndjekin çmimet në bursat botërore për t’i definuar kornizat e reja të masave. Qytetarët do të blenë me çmim të shtrenjtë akoma sheqerin, orizin, vezët, prodhimet e mishit, fruta-perimet, artikujt higjienik. Por për ta, me çmime të larta mbeten edhe prodhimet tjera të brumit dhe qumështit që nuk janë ngrirë.

    “Pak janë liruar, shoh në shitore disa nga 5-10 denarë, pak po jo aq sa duhet. Të them të drejtën, nuk mjaftojnë, si fillim aq pagat nuk na dalin. Po ti ishin rrogat e mira nuk do të kishte probleme”, tha një qytetar.

    “Ulja e çmimeve të produkteve ushqimore nuk është vërejtur edhe aq. Pasi muajt e fundit ka pasur rritje të larta të çmimeve kjo të qon të mos vëresh ulje drastike të çmimeve të ushqimeve bazë. Sa i përket pagës mesatare nuk është e mjaftueshme për një familje 4 anëtarëshe në bazë të të ardhurave që ka një familje nuk mjafton ballafaqimi me këto rritje të çmimeve kohëve të fundit”, shtoi një tjetër qytetar. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Drineda Dangalli ka nevojë për ndihmën e të gjithë neve, rrezikon të verbohet – i janë dëmtuar mushkëritë dhe mëlçia

    Lajmi i rradhës

    Sheshi i Tetovës është lënë në harresë, shërben veç për tubime partiake

    Lajme tjera

    Krizë për pelet

    Besnik Hasani, tash e dy javë, është duke kërkuar pelet në tregun e Kosovës. Në shumë dyqane thotë…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë