KRIZA ENERGJETIKE | Gjysmë vjetori i dytë shkollor do të fillojë më 23 janar

    Qeveria ditë më parë në seancën e 118-të të rregullt shqyrtoi dhe miratoi propozimin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës që gjysma e dytë e vitit shkollor 2022/23 të fillojë më 23 janar (e hënë) në vend të 18 janarit me frekuentim fizik për të gjithë nxënësit, përcjell Nistori.

    “Në sqarimin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, thuhet se pushimi dimëror po zgjatet për shkak të kursimit të ngrohjes dhe mbrojtjes së shëndetit të nxënësve”, thonë nga Qeveria.

    Maqedonia, si shumë vende të tjera, është e prekur nga një krizë energjetike. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Partia e Ahmetit – BDI para fraksioneve të reja

    Lajmi i rradhës

    Thellohet hendeku në BDI, palët përveshin mëngët për betejën në terren

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë