Kriza “godet” edhe zanatçinjtë në Strugë – të rinjtë nuk kanë interes për zanate

    Pas “goditjes” që morën nga virusi Korona, e tash nga kriza ekonomike dhe energjetike që po i dgodet dyfish, zanatçinjtë janë duke shkuar drejt mbylles, e ndoshta edhe zhdukjes. Ankohen se nga shteti nuk marrin ndihma për të mbijetuar, ndërsa puna e tyre ka rënë dukshëm. Kryetari i Odës së Zanatçinjve në Strugë thotë se puna ka rënë për 50%.

    “Më parë ka pasur rreth 200 zanatçinj të regjistruar dhe me kalimin e kohës ka rënë interesimi dhe po mbyllen shumë dyqane të zanatçinjve dhe dita ditës ky numër po zvogëlohet.” – deklaroi Kujtim Ajdo, kryetar i Odës së Zanatçinjve – Strugë.

    Ai thotë se nga shteti kanë kërkuar që të marrin subvencione për krizën energjetike, por deri më tani nuk kanë marrë asnjë përgjigje për ndihmë.

    “Tani me krizën dhe me virusin Korona dhe tani edhe me luftën në Ukrainë ka rënie të madhe të punës edhe atë deri në 50% puna ka rënë. Paguajmë rrymë industriale dhe vështirë po e përballojmë këtë krizë, po mundohemi të kursejmë. Kemi kërkuar nga qeveria të na subvencionojë, por nuk kemi përgjigje.” – shtoin Ajdo.

    Nga ana tjetër, të rinjtë as që duan të dëgjojnë për zanatet, sepse kjo veprimtari ka shumë punë, por pak të ardhura.

    “Interesimi i të rinjve për të mësuar zanate është pothuajse zero. Kjo ndikon sepse të rinjtë e shohin se perspektiva është shumë e vogël në pjesën tonë si zanatçinj dhe një numër i madh i të rinjve ikin jashtë. Vështirë jetohet me zanate, duhet punë të themi nga 12 orë të japësh mund që të përballosh këtë krizë”.

    Para pandemisë Korona, ishin mbi 200 zanatçinj të regjistruar, ndërsa tani numri ka rënë 150. /TV21/

    Lajmi Paraprak

    Paguajnë fatura të larta, por marrin pak ngrohje

    Lajmi i rradhës

    Nuredini: Ju lutem mos lejoni ndërtime pa leje, po e shkatërroni liqenin e Ohrit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë