Kryeministri do të shkarkoj çdo drejtor që përfiton nga kriza | Sali ka filluar inspektimin për drejtorët në Klinika dhe Spitale

    Me shkurtimin e privilegjeve financiare, mëditjeve, kujdestarive, orëve shtesë dhe festave, të drejtorëve dhe të punësuarave të shtetit që marrin paga dy-tre fish më të larta se mesatarja, qeveria synon të kursej 50 milion euro.

    Masa tjetër e kursimit të energjisë elektrike dhe uljes së shpenzimeve tjera “pa hesap” të institucioneve shtetërore e publike pritet të kursejnë gjithashtu 50 milion euro të tjera, tha kryeministri Kovaçevski

    “Nuk munden që institucionet të harxhojnë atë që nuk është e domosdoshme në kohën e krizën, prandaj në herën e parë shkurtuam 200 milion euro nga ato që nuk është patjetër të shpenzohen. Ndërsa tani propozuam edhe shkurtimin edhe të 100 milion eurove nga shpenzimet e buxhetit, të cilat janë paraparë të ri destinohen për të zbutur krizën dhe për të ndihmuar kategoritë më të prekura të qytetarëve”, tha Dimitar Kovaçevski, Kryeministër i RMV-së.

    Mbikëqyrje për mbivlerësim eventual të pagave do të ketë edhe në rastet e marrëveshjeve kolektive në institucionet shëndetësore ku edhe drejtorët e klinikave janë të përfshirë në mbajtjen e kujdestarive.

    Në këto raste ka dyshime për keqpërdorime të pagave ku drejtorët arrijnë në rrogë neto mbi 5 mijë euro.

    Kryeministri tha se do të shkarkoj çdo drejtor që përfiton nga kriza, duke shtyrë Ministrin e Shëndetësisë që të inspektoj të gjithë udhëheqësit e institucioneve shëndetësore publike për shkurtim pagash.

    “Ashtu siç marrim masa tash me kursimin e energjisë elektrike që vlen për të gjithë edhe korrupsioni ose mënyra e përfitimeve materiale është temë, e cila do të trajtohet për të gjithë. Në aspektin financiar të institucioneve shëndetësore publike përgjegjës është Fondi për sigurim shëndetësor sepse ata financojnë. Ministria Shëndetësisë mbikëqyr punën e gjitha institucioneve si Inspektoratin dhe Fondin kështu që do të marrim masa për çdo rast”, theksoi Bekim Sali, Ministër i Shëndetësisë.

    Sipas planit për konsolidim fiskal të miratuar për uljen e kostove në institucionet shtetërore nga Qeveria thanë se ulja e pagave do të prek të punësuarit me kontrata në vepër si dhe të punësuarit në sektorin publik me vendime që kanë të ardhura më të larta se paga mesatare dhe nuk janë produktiv në punë. Për 30% e tyre po ashtu pritet që nga fillimi nëntorit do të funksionojnë me sistem të rotacionit në punë. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Sonte jepet premiera e komedisë “Gënjeshtra” në TKM në Shkup

    Lajmi i rradhës

    Kush është gjenerali rus i ngarkuar të fitojë luftën në Ukrainë?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë